• 08.07.2025

Rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga zjarri në mjedisin në afërsi të tyre


 

1.    Informohuni

-       Ndiqni njoftimet nga shërbimet kompetente përmes mjeteve informative (radio, TV) ose aplikacioneve në celular.

-       Ndiqni të gjitha urdhrat për evakuim ose strehim në vend.

2.       Kufizoni ekspozimin ndaj tymit

-       Dritaret dhe dyert mbani mbyllur.

-       Fikni kondicionerët dhe aparatet për ventilim gjatë punës së së cilëve ajri i mjedisit të jashtëm depërton në mjediset e brendshme.

3.       Strehouni në një vend të sigurt

-       Qëndroni në një mjedis të mbyllur me sa më pak hapje nga jashtë.

-       Mbyllni çarjet rreth dritareve dhe dyerve me lecka të lagura ose me shirit ngjitës.

4.       Përdorni pajisje adekuate për mbrojtje

-       Nëse e keni të domosdoshme të dilni jashtë, përdorni një maskë që i filtron grimcat. Mbrojtje më efikase mundësojnë maskat me filtër të tipit FFP2, FFP3, N95 ose maskat ​​speciale me filtra për gazra organikë dhe inorganikë.

-       Nëse nuk keni maskë profesionale, atëherë gjatë evakuimit mbuloni hundën dhe gojën me një leckë ose peshqir të lagur (kjo është vetëm mbrojtje e përkohshme dhe e kufizuar).

5.       Mbrojtja e grupeve të cenueshme

-       Fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të qëndrojnë në mjediset më të mbrojtura.

-       Nëse shfaqen simptoma (vështirësi në frymëmarrje, kollë, marramendje), kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

6.       Përgatituni për evakuim

-       Përgatitni një çantë me dokumentet tuaja më të rëndësishme, barnat, ujin, ushqimin dhe pajisjet mbrojtëse personale.

-       Mësoni rrugët më të shkurtra dhe më të sigurta të evakuimit.

7.       Ndihma e parë gjatë ekspozimit ndaj tymit ose djegjes

-       Nëse dikush ka simptoma të helmimit nga tymi, nxirreni në ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore.

8. Komunikimi

-       Qëndroni në kontakt me familjen dhe fqinjët, sidomos me njerëzit më të cenueshëm.

-       Njoftoni autoritetet për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.