- 22.07.2025
REKOMANDIME SHËNDETËSORE PUBLIKE PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË PUNËTORËVE NË KUSHTE TË TEMPERATURAVE TË LARTA
Për shkak të njoftimit të Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike (DPH), sipas së cilës nga 24 deri më 27 qershor 2025 priten temperatura maksimale ditore më të larta, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave për mbrojtjen e shëndetit për popullatën e përgjithshme dhe grupet e cenueshme të popullsisë në kushte të temperaturave të larta ambientale.
Në kategoritë e cenueshme të popullatës, krahas të tjerëve, bëjnë pjesë edhe personat që punojnë në ambient të hapur dhe që janë më të ekspozuar ndaj ndikimit të valëve të të nxehtit, ose njerëzit që punojnë në vende pune ku janë të ekspozuar ndaj temperaturave të larta dhe rrezatimit termik, njerëzit që gjatë punës humbasin sasi më të mëdha të lëngjeve trupore, e që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që janë si pasojë e motit të nxehtë. Për shembull: punëtorët e ndërtimit, fermerët, policia rrugore, distributorët, etj.
Rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta
· Kontrollimi dhe mirëmbajtja e masave teknike dhe teknologjike për ventilim, kondicionim, matja e rregullt e temperaturës ambientale dhe vendosja e vendeve të punës sa më larg të jetë e mundur nga burimet e dritës së diellit dhe nxehtësisë;
· Sigurimi i të paktën një dhome me ajër të kondicionuar me funksion "strehë" (ku punonjësit mund të freskohen për një periudhë të caktuar kohore gjatë orarit të punës);
· Marrja në konsideratë e mundësisë së kryerjes së punës online, orar fleksibël i punës, punë në dy turne, kompensimit të orëve të humbura të punës dhe modaliteteve të tjera;
· Evitimi i punës në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, pushime më të shpeshta dhe ofrim i lëngjeve dhe elektroliteve;
· Rotacioni i detyrave të punës dhe alokim i punëtorëve në zona më të freskëta sa herë që të jetë e mundur. Sipas nevojës, angazhim i më shumë punëtorëve;
· Pushime më të shpeshta gjatë punës, freskimi i punëtorëve duke siguruar zona me ajër të kondicionuar, lëngje dhe elektrolite;
· Zvogëlim i intensitetit të punës dhe normave në prodhimtari;
· Kujdesi për grupet e cenueshme të punëtorëve (punëtorë të moshuar, të sëmurë kronikë, persona mbipeshë, gra shtatzëna, etj.) dhe alokimi i tyre në punë të përshtatshme për gjendjen e tyre;
· Sigurimi i pajisjeve adekuate mbrojtëse personale dhe mundësisë aë heqjes së tyre gjatë pushimeve;
· Mbikëqyrja gjatë punës me kimikalie për shkak të rrezikut në rritje nga intoksikimi, ndalimi i punës jashtë orarit dhe inkurajimi i vetë-raportimit të simptomave.
· Ushqim i balacuar, konsumim i të paktën 2 litrave ujë në ditë, evitim i alkoolit dhe kafeinës, si dhe përdorim i elektroliteve në rast të djersitjes së shtuar;
· Pushim i rregullt, gjumë i mjaftueshëm, dush dhe edukim për përshtatjen ndaj temperaturave të larta;
· Veshja e rrobave të lehta, me ngjyrë të hapur dhe të bëra nga pambuku, mbajtja e syzeve mbrojtëse nga dielli, kapelave dhe aplikimi i kremit me faktor UV 30+ gjatë punës në mjedis të hapur;
· Njohja e simptomave të goditjes nga nxehtësia (marramendje, lodhje, ankth, të vjella) dhe të qenit vigjilent ndaj kolegëve. Një punëtor me simptoma të goditjes nga nxehtësia nuk duhet të lejohet të largohet nga vendi i punës pa u stabilizuar ose pa e marrë trajtimin e duhur.
· Nëse shfaqen simptoma të goditjes nga nxehtësia, menjëherë telefononi në 194 ose 112.
· Personin në fjalë zhvendoseni në një dhomë të freskët, shtriheni horizontalisht me këmbët e ngritura, freskojeni me kompresa të ftohta dhe spërkatni me ujë;
· Nëse është pa ndjenja, vendoseni atë në një pozicion anësor.
Kontrollet e jashtëzakonshme kryhen nga një specialist i mjekësisë së punës për kategoritë e cenueshme, me qëllim që të bëhet një qasje e individualizuar ndaj aftësisë së punonjësit për të punuar në kushtet e dhëna, duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, si dhe bëhen konsultime me mjekun amë lidhur me terapinë e aplikuar ose nevojën për pushim mjekësor.
Sigurisht që mbetet nevoja për respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga valët e të nxehtit.
Për më shumë informacion:
Plani i Veprimit për përballje me valët e të nxehtit 2025–2030
Rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve gjatë valëve të të nxehtit
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)