- 13.10.2023
GJENDJA ME GRIPIN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, SEZONI 2023/2024 (java e 40 , deri më 08.10.2023)
Me fillim të javës së 40 të vitit 2023 fillon edhe ndjekja e situatës me gripin/sëmundjeve të ngjashme me gripin në nivel javor. Sipas rregulloreve ligjore, raportimi për gripin bëhet në interval javor nga java e 40 e vitit aktual deri në javën e 20 të vitit që vjen, sipas grupmoshave në raportimet përmbledhëse për të sëmurët/të vdekurit nga gripi.
Gjatë javës së 40 të vitit 2023 (nga 02-08.10.2023), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 32 raste (I=1,74/100.000 banorë) të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin. Në javën e 40 të vitit të kaluar nk kishte raste të regjistruara, ndërsa sa i përket modelit për 13 sezonet e fundit (29) është regjistruar një rritje prej 11,5%.
Të sëmurët e kësaj jave janë rastet e para të raportuara gjatë sezonit të ri dhe janë regjistruar në Dibër – 13, Prilep – 8, Kumanovë – 6, Strumicë – 4 dhe Radovish - 1.
Sa i përket moshës, tek grupmosha 5-14 janë regjistruar 15 persona, tek grupmosha nga 15-64 dhe ajo mbi 65 vjet nga 3.
Gjatë javës së 40 të vitit 2023, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 10 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 9 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit. 2 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa tek njëri është detektuar Adenovirus.
Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):
- Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
- Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
- Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
- Gratë shtatzëna dhe
· Punonjësit shëndetësorë.
Për sezonin 2022 /2023, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës. Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2022/2023 do të zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.
15.000 doza shtesë të vaksinës katër valente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).
4.500 vaksina shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.
Raporti i parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2023/2024 ( java e 40) do prezantohet në raportin e radhës.
Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar në periudhën nga java e 36-39 të vitit 2023, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit. Tetë vende kanë raportuar për aktivitet të ulët, një aktivitet mesatar, ndërsa një për përhapje rajonale. Shenja të hershme të aktivitetit të virusit të gripit janë vënë re në disa pjesë të rajonit.
Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive