- 18.08.2025
18 GUSHTI – DITA BOTËRORE E HULUMTIMIT TË KANCERIT TË GJIRIT
Pse është e rëndësishme Dita Botërore e Hulumtimit të Kancerit të Gjirit
Vetëdijëson |
Dita Botërore e Hulumtimit të Kancerit të Gjirit rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e hulumtimit të kësaj sëmundjeje. Sa më shumë njerëz të jenë të vetëdijshëm për këtë çështje, aq më shumë ka gjasa që ata që janë të prekur nga kanceri i gjirit të marrin mbështetjen financiare dhe emocionale për të cilën kanë nevojë. |
Promovon zbulimin e hershëm dhe mjekimin |
Me ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit në këtë Ditë Botërore të Hulumtimit të Kancerit të Gjirit ne mund të ndihmojmë për promovimin e zbulimit të hershëm dhe diagnostikimin. Kjo i rrit gjasat për mjekim të suksesshëm të personave të prekur. |
Mbështet hulumtimin |
Dita Botërore e Hulumtimit të Kancerit të Gjirit ndihmon edhe në mbështetjen dhe financimin e hulumtimeve shkencore për këtë sëmundje shkatërruese. Duke investuar në hulumtim, ne mund të zhvillojmë trajtime më të mira dhe ndoshta një ditë të gjejmë edhe ilaç. |
Korniza kohore e Ditës Botërore të Hulumtimit të Kancerit të Gjirit
Viti 1895 |
Mastektomia e parë Dr. William Halstead e kreu mastektominë e parë radikale dhe bëri një përparim të madh në trajtimin e kancerit të gjirit në atë kohë. |
Vitet 1940 |
Fillimet e kimioterapisë Filloi të përdoret kimioterapia për trajtimin e pacientëve me kancer, si metodë e re në luftën kundër kancerit të gjirit. |
Viti 1971 |
Ligji ndërkombëtar për kancerin Në Shtetet e Bashkuara u miratua Ligji Kombëtar për Kancerin, duke i rritur kështu ndjeshëm fondet për hulumtimin e kancerit, përfshirë këtu edhe kancerin e gjirit. |
Viti 1991 |
Prezantimi i fjongos rozë Fjongoja rozë, e krijuar nga Evelyn Lauder në vitin 1991 dhe Fondacioni për Kancerin e Gjirit i Susan Komen, u bë një simbol ndërkombëtar për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke e thelluar kështu njohjen e sëmundjes. |
Viti 1998 |
Zbulimi i BRCA1 dhe BRCA2 Zbulimi i gjeneve BRCA1 dhe BRCA2 e revolucionalizoi të kuptuarit e faktorëve gjenetik të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit. |
Viti 2010 |
Përparim në mjekësinë e personalizuar Përparimet në mjekësinë e personalizuar kanë mundësuar aplikimin e terapive të targetuara për lloje specifike të kancerit të gjirit, duke prezantuar mundësi inovative për trajtim. |
Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve