- 16.11.2023
Konsumimi i pijes “Prime” nga fëmijët dhe të rriturit
PRIME HYDRATION DRINK është pije joalkoolike me vitamina, minerale dhe aminoacide të shtuara, e cila mund të gjendet në treg në Maqedoni. Në deklaracionin e produktit thuhet se konsumohen 500 ml në ditë. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve korrespondon me konsumin e rekomanduar ditor të vitaminave dhe mineraleve për një të rritur. Por ky produkt është shumë popullor dhe përdoret gjerësisht nga fëmijët. Nëse fëmijët e moshës nga 1 deri në 14 vjeç konsumojnë 500 ml të këtij produkti në ditë, do të konsumojnë një sasi shumë më të madhe të vitaminave dhe mineraleve nga ajo që do të ishte e papërshtatshme për moshën e tyre, dhe atë vetëm me këtë pije. Sigurisht që ata gjatë ditës do t’i konsumojnë të njëjtat vitamina përmes produkteve të tjera ushqimore. Për fëmijët e moshës nga 7 deri në 14 vjet konsumi ditor i vitaminave dhe mineraleve përmes kësaj pije është dy herë më i lartë, dhe kjo vlen sidomos për vitaminat liposolubile, si vitamina A dhe vitamina E. Ky produkt nuk përmban kafeinë, nuk përmban sheqerna, prandaj nuk është pije energjike, por përmban ëmbëlsues. Kjo do të thotë se fëmijët do të kosumojnë edhe një sasi më të madhe të ëmbëlsuesve artificialë.
Konsumimi i PRIME HYDRATION DRINK nga fëmijët duhet të jetë i kufizuar dhe i kontrolluar nga prindërit, dhe të mos lejohet konsumimi i 500 ml në ditë. Si gjithmonë, rekomandimi ynë është që fëmijët të konsumojnë ujë dhe lëngje natyrale.
Edhe të rriturit që nuk duhet të konsumojnë më shumë se 500 ml në ditë.