• 16.11.2023

Ratifikimi i Protokollit për ujë dhe shëndet


 

Më datë 14.11.2023 gjatë takimit të Grupit të Punës për përcaktimin e qëllimeve në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, në kuadër të Protokollit për Ujin dhe Shëndetin në koordinim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë – Zyrës Rajonale për Evropën dhe UNECE (OKB-Komisioni Ekonomik për Evropën) solemnisht u shënua Ratifikimi i Protokollit për ujë dhe shëndet i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Procesi deri në ratifikimin e Protokollit për ujë dhe shëndet në tetor të vitit 2023 u udhëhehoq nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Protokollit për ujë dhe shëndet. Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i 28-të që e ratifikoi Protokollin për ujë dhe shëndet në Evropë. Qëllimi i Protokollit të Ujit dhe Shëndetit është të përmirësojë shëndetin e njeriut dhe të mbrojë mjedisin nga ndotja e mundshme e ujit dhe të përmirësojë furnizimin me ujë dhe kanalizimet. Nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësues i promovimit zyrtar ishte Prof. d-r. Mihail Koçubovski - Focal Point Kombëtar për Protokollin për Ujërat dhe Shëndetësinë, ndërsa nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte z.Ylber Mirta – Focal Point Kombëtar për Konventën për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e rrjedhave ujore ndërkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare.