• 02.02.2024

MORTALITETI NGA NEOPLAZMAT MALINJE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT


Neoplazmat malinje janë shkaktari më i shpeshtë i vdekjes. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazmat malinje me 3809 raste të vdekjes në vitin 2022 janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Në periudhën 2010-2022 shkalla e mortalitetit sillet nga 180,3 në 100000 banorë në vitin 2010 deri më 207,9%000 në vitin 2022. (Diagrami 1)                                                 

Diagrami 1: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në R. e Maqedonisë së Veriut, 2010 - 2022

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në periudhën 2010-2022 është më e lartë tek meshkujt se sa tek femrat. Në vitin 2022 nga neoplazmat malinje kanë vdekur 2227 meshkuj dhe 1582 femra. (Diagrami 2)

Diagrami 2: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje sipas gjinisë R. e Maqedonisë së Veriut, 2010 - 2022

 

 

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje në moshë mbi 65 vjet

Në periudhën 2010-2022 shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në moshë mbi 65 vjet sillet nga 881,1 në vitin 2010 deri më 782,9 në vitin 2022 në 100000 banorë. (Diagrami 3)

Diagrami 3: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në R. e Maqedonisë së Veriut në moshë mbi 65 vjet, 2010 - 2022

 

 

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha mbi 65 vjet është më e lartë tek meshkujt. (Diagrami 4)

Diagrami 4: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në R. e Maqedonisë së Veriut në moshë mbi 65 vjet sipas gjinisë, 2010 - 2022

 

 

Mortaliteti nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0-64 vjet

Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje tek grupmosha nga 0-64 vjet është dukshëm më e ulët se shkalla e mortalitetit tek grupmosha mbi 65 vjet. (Diagrami 5)

Diagrami 5: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në R. e Maqedonisë së Veriut në moshë nga 0-64 vjet, 2010 - 2022

 

 

 

Edhe tek grupmosha 0-64 vjet mortaliteti është më i lartë tek meshkujt se sa tek femrat. (Diagrami 6)

Diagrami 6: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në R. e Maqedonisë së Veriut në moshë nga 0-64 vjet sipas gjinisë, 2010 - 2022

 

 

Lokalizimet më të shpeshta primare të neoplazmave malinje

Tek meshkujt, shkaktarë më të shpeshtë të vdekjes në periudhën 2010-2022, janë neoplazmat e bronkeve dhe mushkërive me një shkallë të mortalitetit e cila sillet nga 64,8 në vitin 2010 deri më 58,2 në vitin 2017, 67,3 në vitin 2018, 56,1 në vitin 2021 dhe 65,5 100000 meshkuj në vitin 2022. Në vitin 2022 nga neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive kanë vdekur 595 meshkuj. (Diagrami 7)

Diagrami 7: Shkalla e mortalitetit nga neoplazma malinje e bronkeve dhe mushkërive tek meshkujt në R. e Maqedonisë së Veriut, 2010 - 2022

 

Tek femrat shkaktarë më të shpeshtë të vdekjes në periudhën në periudhën 2010-2022 janë neoplazmat malinje të gjirit. Shkalla e mortalitetit sillet nga 30,0 në vitin 2010, 32,6 në vitin 2021 deri më 38,5 100000 femra në vitin 2022, gjegjësisht në vitin 2022 nga neoplazmat malinje të gjirit kanë vdekur 356 femra. (Diagrami 8)

Diagrami 8: Shkalla e mortalitetit nga neoplazma malinje e gjirit tek gratë në R. e Maqedonisë së Veriut, 2010 - 2022

 

 

Përgatiti: Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve