- 02.02.2024
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT:Kush duhet të përfshihet?
4 SHKURTI – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT
MOTO: Bashkojuni thirrjes për veprim në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit!
Kush duhet të përfshihet?
Kushdo që jeni – i mbijetuar nga kanceri, bashkëpunëtor, kujdestar, mik, lider, punonjës shëndetësor, mësues apo student – ju keni fuqi për të ndërmarrë veprime
TI DHE UNË
Bashkë, si individë, të krijojmë ndryshim!
Çdo veprim individual ka potencialin të bëjë ndryshim për vetë ne, për njerëzit që i duam dhe për botën. Është koha për përkushtim personal.
të përkushtuara ndaj kauzës
Kompanitë dhe bizneset janë iniciatorë të fuqishëm të ndryshimeve pozitive. Përdorni ndikimin tuaj për të nxitur veprim midis punonjësve, investitorëve, furnitorëve dhe klientëve tuaj.
që e hapin rrugën
Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit ndodh në rrugët tuaja dhe në komunitetet tuaja. Tregoni se si qyteti juaj hap rrugën drejt një bote më pak të ngarkuar nga kanceri.
QEVERI
në veprim për ndikim
Qeveritë kanë fuqi për t’i ndihmuar kombet të ecin drejt një të ardhmeje më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Tregoni përkushtimin e vendit tuaj në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit.
PUNONJËSIT SHËNDETËSORË
zëra të besueshëm
Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit vëmendja e botës është tek ju. Si punonjës shëndetësor zëri juaj është i rëndësishëm. Ngrini zërin tuaj në këtë Ditë Botërore të Luftës Kundër Kancerit.
SHKOLLA DHE BIBLIOTEKA
përforconi brezin e ardhshëm
Mësimdhënësit, bibliotekistët, nxënësit dhe prindërit mund të mësojnë më shumë, ta rrisin ndërgjegjësimin, të ndërmarrin veprime dhe të angazhohen për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm.
ORGANIZATA PËR LUFTË KUNDËR KANCERIT
ndikim lokal dhe rëndësi globale
Organizatat për luftë kundër kancerit në mbarë botën kanë një mundësi të bashkohen nën një flamur dhe të flasin me një zë të përbashkët për ndikim global. Bashkohuni me ne sot.
Burimi: Union for International Cancer Control (UICC)
E gjeni në: https://www.worldcancerday.org/who-should-get-involved
Përkthimi: Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Оддел за здравствена промоција и следење на болести