• 02.02.2024

DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT:Kush duhet të përfshihet?


 

4 SHKURTI – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT

MOTO: Bashkojuni thirrjes për veprim në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit!

 

Kush duhet të përfshihet?

Kushdo që jeni – i mbijetuar nga kanceri, bashkëpunëtor, kujdestar, mik, lider, punonjës shëndetësor, mësues apo student – ​​ju keni fuqi për të ndërmarrë veprime

 

TI DHE UNË

Bashkë, si individë, të krijojmë ndryshim!

Çdo veprim individual ka potencialin të bëjë ndryshim për vetë ne, për njerëzit që i duam dhe për botën. Është koha për përkushtim personal.

 

 

 KOMPANI

të përkushtuara ndaj kauzës

Kompanitë dhe bizneset janë iniciatorë të fuqishëm të ndryshimeve pozitive. Përdorni ndikimin tuaj për të nxitur veprim midis punonjësve, investitorëve, furnitorëve dhe klientëve tuaj.

 

 

 

 QYTETE

që e hapin rrugën

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit ndodh në rrugët tuaja dhe në komunitetet tuaja. Tregoni se si qyteti juaj hap rrugën drejt një bote më pak të ngarkuar nga kanceri.

 

 

QEVERI

në veprim për ndikim

Qeveritë kanë fuqi për t’i ndihmuar kombet të ecin drejt një të ardhmeje më të shëndetshme dhe më të ndritshme. Tregoni përkushtimin e vendit tuaj në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit.

 

PUNONJËSIT SHËNDETËSORË

zëra të besueshëm

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit vëmendja e botës është tek ju. Si punonjës shëndetësor zëri juaj është i rëndësishëm. Ngrini zërin tuaj këtë Ditë Botërore të Luftës Kundër Kancerit.

 

SHKOLLA DHE BIBLIOTEKA

përforconi brezin e ardhshëm

Mësimdhënësit, bibliotekistët, nxënësit dhe prindërit mund të mësojnë më shumë, ta rrisin ndërgjegjësimin, të ndërmarrin veprime dhe të angazhohen për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ardhshëm.

 

 

ORGANIZATA PËR LUFTË KUNDËR KANCERIT

ndikim lokal dhe rëndësi globale

Organizatat për luftë kundër kancerit në mbarë botën kanë një mundësi të bashkohen nën një flamur dhe të flasin me një zë të përbashkët për ndikim global. Bashkohuni me ne sot.

 

Burimi: Union for International Cancer Control (UICC)

E gjeni në: https://www.worldcancerday.org/who-should-get-involved

Përkthimi: Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Оддел за здравствена промоција и следење на болести