- 02.02.2024
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT:Hulumtoni problemet qenësore
Hulumtoni problemet qenësore
Zbuloni se si kanceri prek secilin nga ne dhe se si të gjithë ne mund të ndikojmë në zvogëlimin e incidencës.
Barazi në qasje për kujdesin për kancerin
Pa dallim se kush jemi ose ku jetojmë, të gjithë ne meritojmë të kemi qasje në informacion të saktë për kancerin dhe në shërbime cilësore për parandalim, diagnostikim, trajtim dhe mbështetje.
Parandalim dhe zvogëlim i rrezikut
Më shumë se një e treta e kancereve mund të parandalohen, që do të thotë se ne mund të ndikojmë në zvogëlimin e rrezikut.
Vetëdijesim, kuptim, mite dhe dezinformata
Qasja në të dhëna dhe njohuri për kancerin na bën të gjithëve shumë më të fuqishëm.
Aktivitete dhe përgjegjësi të Qeverisë
Qeveritë mund të ndikojnë në shumë nivele për parandalimin dhe zvogëlimin e rasteve me kancer.
Përtej fizikes: ndikim emocional dhe psikik
Ndikimi i kancerit tejkalon shëndetin fizik, ai ndikon në mirëqenien mendore dhe emocionale të pacientëve dhe kujdestarëve të tyre.
Shpëto jetë, kurse para
Gjendja financiare e kombeve, individëve dhe familjeve ka një ndikim të madh në zhvillimin e qendrueshëm ekonomik dhe njerëzor. Duke u fokusuar tek shpëtimi i jetëve, mund të kursejmë edhe para.
Zvogëlim i hendekut të njohurive
Mungesa e punonjësve shëndetësorë të kualifikuar është një nga barrierat më të mëdha gjatë sigurimit të një kujdesi cilësor për kancerin.
Të punojmë së bashku si një
Duke i bashkuar forcat, ne ndihmojmë në përforcimin e përprekjeve që stimulojnë një përfaqësim të fuqishëm, veprim dhe përgjegjësi në çdo nivel.
https://www.worldcancerday.org/about/2022-2024-world-cancer-day-campaign
Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve