• 09.05.2024

5 Maji - Dita Botërore e Higjienës së Duarve 2024


 

5 Maji - Dita Botërore e Higjienës së Duarve 2024: Rritja e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit për rëndësinë e larjes së duarve me sapun si një mënyrë efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të shpëtuar jetë

 

Çdo vit, fushata “SHPËTO JETË: Lani duart tuaja” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e higjienës së duarve në mbrojtjen shëndetësore dhe t’i "bashkojë njerëzit" për ta mbështetur përmirësimin e higjienës së duarve në nivel global.

Higjiena e duarve çdo vit shpëton miliona jetë kur ajo kryhet në momentet e duhura gjatë ofrimit të mbrojtjes shëndetësore. Ajo është një investim i mirë që mundëson kthim të jashtëzakonshëm për çdo denar të investuar.

OBSH u bën thirrje të gjithëve që të frymëzohen nga lëvizja globale që të arrihet një mbulimin shëndetësor universal (MSHU), pra shëndet dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë njerëzit e të gjitha moshave, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen nga rreziku financiar, qasje në shërbime shëndetësore bazë cilësore dhe qasje në barna dhe vaksina esenciale të sigurta, efektive, cilësore dhe të përballueshme për të gjithë. Parandalimi dhe kontrolli i infeksioneve, si edhe higjiena e duarve, është thelbësor për arritjen e MSHU pasi është një qasje praktike e bazuar në dëshmi me një ndikim të provuar ndaj cilësisë së kujdesit dhe sigurisë së pacientëve në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Теma e fushatës:

Promovimi i njohurive dhe ndërtimi i kapaciteteve të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor përmes trajnimeve dhe edukimit inovativ dhe me ndikim për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, duke përfshirë këtu edhe higjienën e duarve.

Slogani:

Pse është ende kaq e rëndësishme ndarja e njohurive për higjienën e duarve? Sepse ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme në shëndetësi.

Qëllimet e fushatës:

Përforcimi i qasjeve të të mësuarit për të mundësuar zbatimin e një trajnimi inovativ dhe efektiv për të inkurajuar punonjësit shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë që ta përmirësojnë higjienën e duarve me njohuri, aftësi dhe sjellje adekuate.

Promovoni qasje në burime inovative të trajnimit për higjienën e duarve për punonjësit shëndetësorë dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë!

Rritni ndërgjegjësimin për rëndësinë e njohjes dhe mësimit për higjienën e duarve në kohën e duhur për të parandaluar një sërë sëmundjesh infektive!

Nxitja e mekanizmave për matje dhe vlerësim për të vlerësuar ndikimin e trajnimit dhe edukimit për higjienën e duarve dhe efektin e tyre në parandalimin e infeksioneve dhe rezistencës antimikrobike.

Thirrjet për veprim:

Punonjës shëndetësorë:

Infeksionet e lidhura me mbrojtjen shëndetësore janë ndër ngjarjet më të shpeshta të padëshiruara që ndodhin në kontekstin e ofrimit të mbrojtjes shëndetësore - në mbarë botën çdo vit regjistrohen 136 milionë raste të infeksioneve rezistent ndaj antibiotikëve të lidhura me mbrojtjen shëndetësore.

Bashkëpunëtorë shëndetësorë:

Higjiena e duarve shpëton miliona jetë çdo vit kur kryhet në kohën e duhur, ndërsa përmirësimi i higjienës së duarve në mjediset ku realizohet mbrojtja shëndetësore kursen pothuajse mjaftueshëm fonde për mbrojtje shëndetësore.

Krijues të politikave:

Investoni për shëndet dhe dinjitet.

Ata që kanë qasje në kujdes:

Ndarja e njohurive për higjienën e duarve është shumë e rëndësishme sepse në fund të fundit është një mënyrë shumë efektive për të parandaluar përhapjen e baktereve të dëmshme në shëndetësi.

Përktheu dhe përshtati:

Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve