• 14.08.2024

Mbahet një takim pune i drejtorëve të ISHP-ve, klinikave dhe spitaleve të Shkupit me drejtorët e përgjithshëm të FSSH-së


Më 12 gusht të vitit 2024 drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Marija Andonovska dhe drejtorët e ISHP-ve, klinikave dhe spitaleve nga Shkupi, morën pjesë në një takim pune me drejtorët e përgjithshëm të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov.

Në takim theksi u vu tek funksionimi dhe konsolidimi i përbashkët i institucioneve shëndetësore publike.

Konkluzioni unanim që u arrit është në drejtim të angazhimeve të përbashkëta dhe kontrollit të mjeteve, me qëllim realizimin e shërbimeve shëndetësore në kohë dhe me cilësi më të mirë për pacientët.