- 10.09.2024
U mbajt takim pune me shoqatën “Bashkë më të fuqishëm“
Më datë 04/09/2024 Drejtoresha e Institutit të Shëndetit publik, D-r. Marija Andonovska realizoi një takim pune me “Bashkë më të fuqishëm” nga Shkupi, shoqatë e komunitetit të personave që jetojnë me HIV në Maqedoninë e Veriut, e që mundëson mbështetje për personat me HIV dhe kujdeset për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Kjo organizatë me veprimtarinë e saj synon që në mënyra të ndryshme të kontribuojë për avancimin e reagimit kombëtar ndaj HIV-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u prezantuan aktivitetet e shoqatës dhe u dakordua një bashkëpunim me ISHP-në në lidhje me përgatitjen e analizës për vazhdimësi të shërbimeve për HIV-in, bashkë me vlerësimin e numrit të përgjithshëm të personave që jetojnë me këtë sëmundje.