- 18.09.2024
REKOMANDIME PËR AKTIVITET FIZIK TEK TË RRITURIT
Tek të rriturit aktiviteti fizik ka si rezultat këto përfitime pozitive shëndetësore: zvogëlimin e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare, zvogëlimin e niveleve të yndyrës, zvogëlimin e rrezikut nga tensioni i lartë të gjakut dhe diabeti i tipit 2, zvogëlimin e rrezikut nga llojet e veçanta të kancereve, përmirësimin e mirëqenies mendore, (zvogëlimin e simptomave të ankthit dhe depresionit); përmirësimin e shëndetit kognitiv dhe gjumit.
Rekomandime për praktika të mira
- Praktikimi i çfarë do aktiviteti fizik është më mirë se sa pasiviteti.
- Të rriturit duhet të fillojnë me një nivel më të ulët të aktivitetit fizik dhe me kalimin e kohës gradualisht ta rrisin frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen.