• 19.09.2024

REKOMANDIME PËR AKTIVITET FIZIK PËR TË MOSHUARIT


Tek personat e moshuar aktiviteti fizik i ka këto përfitime shëndetësore: zvogëlimin e nivelit të yndyrnave, zvogëlimin e rrezikut nga shfaqja e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit të tipit 2, zvogëlimin e shkallës së llojeve të veçanta të kancerit, përmirësimin e gjendjes mendore (zvogëlimin e simptomave të ankthit dhe depresionit); përmirësimin e shëndetit kognitiv dhe gjumit. Tek personat e moshuar aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e lëndimeve si pasojë e rrëzimeve dhe në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe aftësive funksionale.

Rekomandime për praktika të mira

  1. Praktikimi i çfarë do aktiviteti fizik është më mirë se sa pasiviteti.
  2. Të moshuarit duhet të fillojnë me një nivel më të ulët të aktivitetit fizik dhe me kalimin e kohës gradualisht ta rrisin frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen.
  3. Të moshuarit duhet të jenë fizikisht aktiv aq sa ju lejojnë aftësitë e tyre funksionale dhe ta përshtasin nivelin e aktivitetit fizik sipas nivelit të kondicionit që kanë.