- 20.09.2024
Punëtori në temë: "Dalloji shenjat e trafikimit të qenieve njerëzore"- e mbajtur më 19.09.2024 në Manastir
Në përputhje me Programin Kombëtar Vjetor për Shëndetin Publik të RMV-së, Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 18/2024, Instituti i Shëndetit Publik përmes Departamentit për promovimin e shëndetit dhe ndjekjen e sëmundjeve e realizoi trajnimin e tretë nga 4 trajnimet e planifikuara vjetore për punonjësit shëndetësorë me qëllim njohjen dhe udhëzimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijëve.
Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me kolegët e Mjekësisë Sociale në Qendrën e Shëndetit Publik në Manastir, ndërsa me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës për Veprim Kundër Dhunës dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore – La Strada.
Në punëtori mori pjesë drejtoresha e QSHP Manastir, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Manastir, punonjës shëndetësorë si: mjekë të përgjithshëm, stomatologë, epidemiologë, specialistë të mjekësisë së punës, specialistë të mjekësisë sociale, infermierë nga Spitali Klinik - Manastir, punonjës të Shtëpisë së Shëndetit Manastir nga shërbimi i patronazhit, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe të tjerë.
Edukimi dhe informimi i punonjësve shëndetësorë për fenomenin – trafikimi i qenieve njerëzore ka një rëndësi të madhe. Ne duke u kujdesur për pasojat e trafikimit të qenieve njerëzore, kujdesemi edhe për shëndetin publik! Sistemi shëndetësor luan një rol të rëndësishëm në identifikimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.