- 24.09.2024
REKOMANDIME PËRMBLEDHËSE PËR AKTIVITETIN FIZIK SIPAS KATEGORIVE TË MOSHAVE
Aktiviteti fizik definohet si çdo lëvizje trupore, e bërë nga muskujt skeletorë, e cila kërkon shpenzim të energjisë dhe mund të kryhet me intensitete të ndryshme. Lëvizjet e tilla mund të bëhen si pjesë e detyrave të punës, punëve të shtëpisë, transportit ose gjatë kohës së lirë, gjatë stërvitjeve, çiklizmit dhe aktiviteteve të tjera sportive individuale ose kolektive. Si një lëvizje me intensitet të ulët, aktiviteti në pozicion të ulur definohet si çdo aktivitet në pozicion ulur ose shtrirë gjatë së cilit shpenzohet nivel i ulët i energjisë. Çdo formë e aktivitetit fizik vlen dhe çdo aktivitet është më mirë se pasivitet!
Zgjidhni një jetë aktive për një shëndet më të mirë!
Lëvizja është shëndet!
Të jemi të gjithë AKTIV, kudo dhe çdo ditë!