• 02.10.2024

FUSHATA “RIDEFINOJE ALKOOLIN“


OBSH i bën thirrje Evropës ta ridefinojë rolin e alkoolit në shoqëri!

Alkooli është shkaku i pothuajse 1 në 10 vdekje në Evropë. Një fushatë e re e OBSH/Evropë synon ta ndryshojë këtë.

Alkooli lidhet me mbi 200 sëmundje, në mesin e të cilave të paktën shtatë lloje të kancerit, si kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë alkooli është përgjegjës për 8,8% - pothuajse 1 në 10 - të të gjitha vdekjeve në Evropë. Megjithatë, pavarësisht këtyre rreziqeve serioze ndaj shëndetit dhe rezultateve të dëmshme, më pak se gjysma e evropianëve janë të vetëdijshëm për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit.

E përderisa bota e shënon edhe muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, vlen të përmendet se sipas një studimi të fundit vetëm 21% e grave në 14 vende evropiane kanë qenë të vetëdijshme për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe rrezikut nga shfaqja e kancerit të gjirit – një rrezik që tashmë shfaqet edhe me një nivel të ulët të konsumimit të alkoolit.

Kapërcimi i hendekut mes njohurive dhe vetëdijësimit

Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën po fillon një fushatë të re rajonale për ta kapërcyer këtë hendek sa i përket informacionit, duke i ndarë gjetjet më të fundit të hulumtimit mbi efektet e dëmshme të alkoolit ndaj shëndetit dhe duke inkurajuar diskutime të hapura rreth pasojave të neglizhuara shpesh.

Fushata “Ridefinoje alkoolin” u bën thirrje evropianëve të reflektojnë mbi marrëdhëniet e tyre personale dhe shoqërore me alkoolin, duke u bërë thirrje për një ridefinim të rolit të alkoolit në jetën e përditshme, festat dhe traditat. Fushata ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet ndaj shëndetit dhe rreziqet e fshehura që lidhen me konsumimin e alkoolit dhe të frymëzojë zgjedhje më të shëndetshme.

"Përveç efekteve të tij fizike, alkooli gjithashtu kontribuon në probleme më të gjera shoqërore," shpjegon Dr. Gauden Galea, këshilltar strategjik i Drejtorit Rajonal të OBSH/Europë të Iniciativës Speciale për Sëmundjet Jo-Infektive dhe Inovacionet. "Konsumimi i alkoolit është një kontribues kryesor për dhunë, si dhuna seksuale dhe me bazë gjinore, lëndimet në komunikacionin rrugor dhe forma të tjera të lëndimeve që ndikojnë dhe prekin jo vetëm konsumuesit, por edhe familjet e tyre dhe komunitetet më të gjerë."

"Në fund të fundit, njerëzit duhet të aftësohen për të bërë zgjedhje të informuara për sjelljen e tyre dhe për shëndetin e tyre. Për këtë arsye fushata “Ridefinoje Alkoolin” ndan informacion të bazuar në prova dhe i inkurajon individët t’i rishqyrtojnë zakonet dhe qëndrimet e tyre ndaj alkoolit. Fushata u bën thirrje edhe politikëbërësve dhe autoriteteve shëndetësore që të ndihmojnë në arritjen e një ndryshimi më të gjerë kulturor për mënyrën se si alkooli shihet dhe rregullohet në shoqëri."

Personat i ndajnë përvojat e tyre jetësore

OBSH/Evropa do të ndajë histori të fuqishme gjatë gjithë muajit tetor, duke i prezantuar  njohuritë e krijuesve evropianë të ndryshimeve që e kanë transformuar jetën e tyre duke ridefinuar raportin e tyre me alkoolin dhe duke e kuptuar se ai nuk ka më vend në jetën e tyre.

Këto histori i theksojnë përfitimet e shumta të reduktimit ose të heqjes dorë nga konsumimi i alkoolit, përfshirë këtu një shëndet më të mirë fizik dhe mendor që ka si rezultat gjumë, përqendrim më të mirë, më shumë energji,  raporte më të thella me njerëzit e tjerë dhe një vlerësim më të madh për jetën në përgjithësi.

“Zgjedhjet individuale janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë”, tha Dr. Galea. "Në rajonin tonë alkooli është shumë i lirë, shumë i disponueshëm dhe shumë i promovuar." Ne duhet të krijojmë një mjedis ku vendimet më të shëndetshme janë më të lehta për të gjithë. Një produkt i tillë duhet të rregullohet më rreptësisht, sidomos nëse shkakton po aq dëm sa alkooli.

Përmes bashkëpunimit me politikëbërësit, komunitetet dhe punonjësit shëndetësorë, fushata “Ridefino Alkoolin” promovon një mjedis që e bën më të lehtë për njerëzit ta reduktojnë konsumin e tyre të alkoolit, duke kontribuar kështu për një Evropë më të sigurt dhe më të shëndetshme.

Fushata është pjesë e projektit të OBSH-së dhe BE-së WHO/EU Evidence into Action Alcohol Project (EVID-ACTION)), ka filluar në vitin 2022. 30 vende në Evropë kanë kontribuar për qëllimet e planit EU Beating Cancer