• 17.10.2024

GJENDJA ME GRIPIN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT, SEZONI 2024/2025 (java e 41, deri më 13.10.2024)


Të dhëna javore

Gjatë javës së dyzetë e një të vitit 2024 (nga 07-13.10.2023), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 31 raste (I=1,7/100.000 banorë) të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, 6 më shumë se javën e kaluar (25). Krahasuar me javën e dyzetë e një të vitit të kaluar (66), është regjistruar një rënie prej 53,0%, ndërsa sa i përket modelit për 14 sezonet e fundit (29) është regjistruar një rritje prej 6,1%.

Të sëmurët e kësaj jave janë rastet e para të raportuara gjatë sezonit të ri dhe janë regjistruar në Gostivar – 14, Kumanovë – 10, Tetovë – 3 dhe Kavadar, Sveti Nikole, Shkup dhe Strumicë - nga 1.

 

Sa i përket moshës, tek grupmosha 15-64 janë regjistruar 18 persona, tek grupmosha mbi 65 vjet – 8 dhe tek fëmijët nga 5-14 janë regjistruar 5 raste.

Deri më javën e 41 gjithsej janë regjistruar 56 raste (I=3,0/100.000) banorë.

 

Gjatë javës së 41 të vitit 2024, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 11 materiale për analiza laboratorike për gripin, nga të cilat 6 nga mbikëqyrja SARI, paralelisht të analizuara edhe për grip edhe për COVID-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit, ndërsa 1 ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Gjithsej deri më tani janë analizuar 18 materiale, e që të gjitha kanë rezultuar negative për prani të virusit të gripit.

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe

·         Punonjësit shëndetësorë.

Për sezonin 2024/2025, Ministria e shëndetësisë siguroi 70 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës. 10.000 doza doza shtesë të vaksinës katër valente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2024/2025 do të zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

2.600 vaksina komerciale shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

 

RAJONI EVROPIAN

*Burimi: https://erviss.org/

 

Raporti i parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2024/2025 ( java e dyzetë) do prezantohet në raportin e radhës.

Sipas raportit të ERVISS të publikuar për javën e 40 të vitit 2024, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Shkalla e morbiditetit të gripit (ILI) dhe /ose infeksioneve respiratore akute është rritur mbi nivelet bazë në 3 deri më 25 vende të rajonit evropian të OBSH-së.

SARS-COV-2 vazhdon të qarkullojë në rajon, me një numër relativisht të ulët të infeksioneve. Grupmoshat më të mëdha vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të rasteve.

Në nivel rajonal, pranimet në spital dhe në repartet e kujdesit intensiv si pasojë e SARS-COV-2 janë në nivele stabile.

 

Departamenti i epidemiologjisë të sëmundjeve ngjitëse

Instituti i Shëndetit Publik