• 18.10.2024

18 TETORI - DITA EVROPIANE E LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE


Dita Evropiane e Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore - 18 Tetori, është një ditë që i kushtohet një problemi të madh të shëndetit publik dhe social - trafikimit të qenieve njerëzore. Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim fitimprurës dhe shkelje e të drejtave të njeriut që eksploaton fëmijë, gra dhe burra. Trafikimi i qenieve njerëzore mund të ndodhë kudo dhe kushdo mund të bëhet viktimë e tij , pa dallim të moshës, gjinisë, racës, kombësisë. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore nga Maqedonia e Veriut vijnë nga vendi dhe jashtë tij, kryesisht nga Evropa Lindore, dhe kryesisht janë gra dhe vajza të cilat shfrytëzohen për shërbime seksuale, punojnë në bare, restorante dhe klube nate. Trafikantët përdorin metoda të veçanta për t’i joshur viktimat, si: manipulimi, dhuna, lypja e detyruar, premtime të rreme për një punë të mirëpaguar, si dhe marrëdhëniet e rreme romantike. Barrierat gjuhësore, frika nga trafikanti ose frika nga zbatimi i ligjit shpesh i pengojnë viktimat të kërkojnë ndihmë, duke e bërë kështu trafikimin një krim të fshehtë.

Trafikantët zgjedhin viktima që janë objektiva të lehta për një sërë arsyesh, si:

• Cenueshmëria psikologjike ose emocionale,

• Paqëndrueshmëria ekonomike,

• Mungesa e rrjetit të mbrojtjes sociale,

• Paqëndrueshmëria politike,

• Fatkeqësitë natyrore.

 

Trauma nga trafikantët është aq e fortë sa ndonjëherë viktimat nuk e përjetojnë dhe nuk e identifikojnë veten si të tillë, madje edhe në publik mund të mos kërkojnë ndihmë për të dalë nga zinxhiri i trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave të Eurostat në gjithë botën më shumë se gjysma e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore shfrytëzohen seksualisht. Shfrytëzimi seksual është një nga format më dominuese të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërkohë që shfrytëzimi për punë të detyruar është rritur për një të tretën. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut numri më i madh i personave të trafikuar janë fëmijë dhe gra. Në vitin 2023 janë identifikuar 7 viktima nga vendi jonë, nga të cilat 4 janë vajza, 2 janë djem dhe 1 viktimë grua. Duhet theksuar se nuk është e lehtë të zbulohen rastet e trafikimit të qenieve njerëzore sepse shpesh ndodh që trafikantët të jenë persona nga familja më e ngushtë, kështu që fëmijët viktima rrallë kanë mundësi të raportojnë ose nuk janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhen.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem i madh i shëndetit publik, si brenda dhe jashtë vendit. Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore ose viktimat e dyshuara mund të kontaktojnë me punonjësit shëndetësorë në disa vende, si:

• Objekte shëndetësore,

• Nëpërmjet shërbimeve në terren për punonjëset seksuale,

• Në strehimore,

• Nëpërmjet shërbimeve në terren për punonjësit seksualë,

• Nëpërmjet shërbimeve për ofrimin e mbrojtjes shëndetësore për personat në migrim.

 

Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet Programit Kombëtar Vjetor për Shëndetin Publik kontribuon në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Instituti e njohu rolin e tij dhe përmes parandalimit dhe edukimit i reziston trafikimit të qenieve njerëzore. Departamenti për promovimin e shëndetit dhe ndjekjen e sëmundjeve në bashkëpunim me OJQ-në “Otvorena Porta” organizon punëtori për edukimin e punonjësve shëndetësorë me qëllim njohjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore përmes indikatorëve të caktuar  shëndetësorë e që ka për qëllim udhëzimin e viktimave drejt mekanizmave për ndihmë, mbështetje dhe strehim.

Informimi dhe edukimi i punonjësve shëndetësorë në këtë fushë është i një rëndësie të madhe. Duke u kujdesur për pasojat e trafikimit të qenieve njerëzore, ne kujdesemi edhe për shëndetin publik. Sistemi shëndetësor ka një rol të madh dhe është një hallkë e rëndësishme në identifikimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Vetëm punonjës shëndetësorë të mirëinformuar mund të identifikojnë një viktimë dhe me ndihmën e tyre ta shpëtojnë atë.

 

Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve