• 21.10.2024

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT NË SEZONIN 2024/25


21.10.2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër gripit për sezonin 2024/25. Vaksinimi do të kryhet në 10 Qendrat e Shëndetit Publik dhe njësitë e tyre rajonale. Në Shkup vaksinimi bëhet në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup dhe në 3 punkte të hapura në poliklinikat Bukuresht, Idadija dhe Bit Pazar. Në Institutin e Shëndetit Publik do të bëhet vaksinimi i punonjësve shëndetësorë

Vaksinimi kundër gripit sezonal është falas për këto kategori të qytetarëve:

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë 

Qytetarët e interesuar që bëjnë pjesë në këto grupe të cenueshme mund të regjistrohen në  www.vakcinacija.mk. Pas regjistrimit ata do të pranojnë një sms mesazh me datën, orën dhe pikën e vaksinimit.

Ju lutemi respektoni terminin Tuaj!

Për sezonin 2024/2025, Ministria e shëndetësisë siguroi 70 000 doza të vaksinës katërvalente falas për këto kategori të popullatës. 10.000 doza doza shtesë të vaksinës katër valente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).

2.600 vaksina komerciale shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale pa caktuar paraprakisht një termin.

Vaksina e zvogëlon mundësinë e infektimit me virusin e gripit, e lehtëson pasqyrën klinike dhe parandalon komplikimet ose vdekjen, sidomos tek personat që bëjnë pjesë në grupet e cenueshme.

VAKSINIMI ËSHTË MËNYRA MË EFIKASE PËR PARANDALIMIN E GRIPIT