• 22.10.2024

VAKSINOHU KUNDËR GRIPIT!


Nëse je punonjës shëndetësor, VAKSINOHU KUNDËR GRIPIT!

PUNONJËSIT SHËNDETËSORË JANË MË TË RREZIKUAR NGA INFEKTIMI ME VIRUSIN E GRIPIT.

KUR JENI TË SËMURË ME GRIP, JU MUND TA TRANSMETONI ATË TEK PACIENTËT TUAJ.

GRIPI MUND TË JETË NJË SËMUNDJE SEIOZE DHE TË SHKAKTOJË KOMPLIKIME DHE HOSPITALIZIM.

Ka studime që tregojnë se punonjësit shëndetësorë mund ta transmetojnë gripin te pacientët e tyre, veçanërisht nëse ata janë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të komplikimeve. Gripi është i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të rriturit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar ose sëmundje të tjera kronike. 

Për shkak të natyrës së punës së tyre punonjësit shëndetësorë janë 10 herë më të rrezikuar nga infektimi me grip sesa popullata e përgjithshme. Nëse jeni punonjës shëndetësorë, ju mund të infektoheni me grip nga pacientët ose kolegët tuaj. Vaksinimi kundër gripit për çdo vit është mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga gripi.

MBRONI VETEN!

MBRONI PACIENTËT TUAJ!

MBRONI TË AFËRMIT TUAJ!

 

PERSONAT QË JANË 65 OSE MË SHUMË VJET MBAJNË BARRËN MË TË RËNDË NGA FORMAT E RËNDA TË SËMUNDJES.

VAKSINIMI PËR PERSONAT MBI 65 VJET ËSHTË FALAS!

Personat mbi 65 vjet janë më të rrezikuar nga zhvillimi i komplikimeve të rënda nga gripi, për dallim nga personat e rinj e të shëndetshëm.

Vaksinimi e zvogëlon rrezikun nga gripi dhe nga shfaqja e komplikimeve të rënda që mund të kenë si rezultat hospitalizim ose madje edhe vdekje tek personat më të moshuar.

Vaksina kundër gripit mbron nga viruset e gripit që do jenë dominantë gjatë sezonit të ardhshëm.

Efektet e padëshiruara të vaksinave kundër gripit janë të buta krahasuar me pasojat e mundshme të rënda të infeksionit me virusin e gripit.

VAKSINIMI PËR PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE ËSHTË FALAS!

Tek shumica e pacientëve simptomat zhduken brenda një jave nga fillimi i sëmundjes. Edhe pse format më të rënda dhe komplikimet e gripit mund të shfaqen tek kushdo, ato janë shumë më të shpeshta tek grupet e cenueshme, siç janë personat me sëmundje kronike.

PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE JANË NË RREZIK MË TË MADH NGA KOMPLIKIMET SI:

• astma dhe sëmundje të tjera kronike të mushkërive

• diabeti • sëmundjet e zemrës • sëmundjet e veshkave

• sëmundjet e mëlçisë • sëmundjet hematologjike

• sëmundjet metabolike dhe sëmundjet neurologjike

• sëmundjet e sistemit imunologjik (HIV, sëmundjet malinje, njerëzit që pranojnë kimioterapi)

 Për personat që u përkasin këtyre grupeve rekomandohet vaksinimi vjetor kundër gripit sezonal.

Komplikimet mund të përshijnë përkeqësim të astmës ekzistuese, ndezje të mushkërive, ndezje të muskulit të zemrës, ndezje të trurit. Në këtë mënyrë tek këta persona gripi rrit rrezikun nga hospitalizimi dhe nga vdekja.

VAKSINIMI PËR GRATË SHTATZËNA ËSHTË FALAS!

VAKSINA KUNDËR GRIPIT ËSHTË MBROJTJA MË E MIRË E DISPONUESHME PËR GRUAN SHTATZËNË DHE FOSHNJËN E SAJ!

VAKSINAT KUNDËR GRIPIT JANË TË SIGURTA PËR GRATË SHTATZËNA DHE NËNAT QË USHQEJNË FOSHNJËN ME GJI

Edhe në rast se një grua shtatzënë është e shëndetshme, ndryshimet në sistemin imunologjik, funksionin e zemrës dhe të mushkërive që mund t’i shkaktojë virusi i gripit gjatë shtatzënisë rrisin gjasat që sëmundja të përparojë në një formë të rëndë të gripit. Vaksina kundër gripit rekomandohet në cilën do fazë të shtatzënisë sepse:

• e zvogëlon rrezikun që Ju të prekeni nga gripi

• e mbron fëmijën Tuaj nga gripi edhe disa muaj pas lindjes!

Gratë shtatzëna (edhe lehonat, deri më dy javë pas lindjes) që infektohen nga gripi janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh nga zhvillimi i një forme të rëndë të sëmundjes, që mund të ketë si rezultat edhe shtrimin në spital. Gripi mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në zhvillimin e foshnjës së palindur të gruas shtatzënë dhe sëmundje të rëndë tek foshnja pas lindjes.

NËNA TË ARDHSHME, VAKSINOHUNI NË KOHË SEPSE GRIPI ËSHTË NJË SËMUNDJE E RËNDË QË MUND TË JETË KËRCËNUESE PËR SHËNDETIN TUAJ DHE TË FËMIJËVE TUAJ!

 

VAKSINIMI PËR FËMIJËT NGA 6 MUAJ DERI NË 5 VJET ËSHTË FALAS!

Për fëmijët nën 9 vjet që vaksinohen për herë të parë rekomandohet që të marrin dy doza me një interval prej 4 javësh dhe më pas të vazhdojnë të vaksinohen një herë në vit. Vaksina do ta mbrojë fëmijën tuaj kundër gripit dhe komplikimeve serioze si bronkiti dhe pneumonia.

MBRONI VETEN, FAMILJEN DHE MIQTË TUAJ

Me vaksinimin e fëmijës Tuaj do i mbroni edhe gjyshërit, anëtarët e familjes dhe miqtë që nuk mund të vaksinohen. Viruset e gripit ndryshojnë vazhdimisht dhe nuk është e pazakontë që çdo vit të shfaqet një lloj i ri i virusit të gripit. Vaksinimi para çdo sezoni është mënyra e vetme dhe më e sigurtë e parandalimit të gripit.

A MUND TË MERRET VAKSINA KUNDËR GRIPIT NË TË NJËJTËN KOHË ME VAKSINA TË TJERA?

Fëmija juaj mund ta marrë vaksinën kundër gripit së bashku me vaksinat e tjera të detyrueshme.