- 08.11.2024
Qendra e Këshillimit për Lënien e Duhanit
Nëse doni tA lini duhanin, ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë!
Instituti i Shëndetit Publik ka hapur një linjë telefonike për këshillim që t’Ju ofrojë mbështetje gjatë procesit të lënies së duhanit. Profesionistë të kualifikuar do ju ofrojnë këshilla dhe strategji të personalizuara për ta lënë duhanin me sukses.
Linja do të jetë e disponueshme çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00.
Telefononi në: 078 285 873
Mos prisni, filloni që sot rrugën tuaj drejt një shëndeti më të mirë!