- 09.11.2024
Qendra për këshillim “Info Bebe”
Qendra e re për këshillim “Info Bebe” tani është në dispozicionin tuaj!
Ne duam t’ju ndihmojmë për një shtatzëni të shëndetshme dhe për kujdes ndaj foshnjës tuaj!
Çfarë ju ofrojmë?
Këshilla për:
- ushqim të shëndetshëm
- zakone të shëndetshme jetësore
- higjienën dhe kujdesin për foshnjën tuaj
- mënyrën e duhur të të ushqyerit me gji
Kur dhe si të na kontaktoni?
Linja për mbështjetje është aktive çdo të martë dhe të enjte nga ora 11 deri në orën 13.
Për këshilla ose për ndihmë na kontaktoni në: 078 285 613.
Ne jemi këtu që t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja dhe që t’ju ofrojmë mbështetje për gjithçka që është me rëndësi për ju dhe foshnjën tuaj.
Në këtë udhëtim ju nuk jeni vetëm – na kontaktoni dhe këshillohuni me ne!