• 03.12.2024

Shënimi i Javës së Ndërgjegjësimit për Antibiotikët


 

Shënimi i Javës së Vetëdijësimit për Antibiotikët këtë vit u mbajt më 21.11.2024 në hotelin “Aleksandar Palace” – Shkup.

Nën moton: “Eduko Avoko Vepro” OBSH-ja së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë organizuan një event me prezantime nga të gjithë sektorët relevant që janë të kyçur drejtpërdrejt me luftën kundër rezistencës antimikrobike (AMR), si shëndetësia, mjedisi jetësor, sektori veterinar.

Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së në vazhdimësi kontribuon në trajtimin e AMR në vendin tonë, nëpërmjet laboratorëve mikrobiologjikë me zbulimin në kohë dhe cilësor të mikroorganizmave rezistente, nëpërmjet Departamentit të epidemiologjisë me përpunimin dhe ndjekjen e AMR, si dhe me ekspertët që janë pjesë e Komisionit multisektorial për AMR.

Me temën: “Rëndësia e përdorimit racional të antimikrobikëve” Dr. Osmani, koordinatori kombëtar për AMR, para të pranishmëve foli për rëndësinë e përdorimit të preparateve antimikrobike me kritere të përcaktuara qartë.