- 28.01.2025
TRAJNIM PËR SEKUENCIM DHE ANALIZË BIOINFORMATIKE NË INSTITUTIN E SHËNDETIT PUBLIK
ISHP, si institucion referent në vend, kryen në vazhdimësi veprimtari shëndetësore, hulumtuese-shkencore dhe arsimore, si dhe ofron shërbime të një cilësie të lartë.
Njësia e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH në Evropë) dhe Platformës për vlerësimin e varianteve të reja (New Variant Assessment Platform - NVAP) të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UK Health Security Agency UKHSA) në periudhën 2022/2023 u zhvillua si një qendër nënrajonale trajnimi për sekuencionimin.
Në periudhën nga 27-29 janar të vitit 2025 po zhvillohet trajnim për sekuencim dhe analizë bioinformatike për 6 ekspertë laboratorikë nga tre vende: nga Instituti i Shëndetit Publik "Dr. Millan Jovanović Batut", Beograd, dhe Qendra Klinike Universitare e Serbisë, Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik të Moldavisë, Instituti i Shëndetit Publik në Podgoricë dhe Qendra Klinike në Podgoricë, Mali i Zi, si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe ISHP-së, Shkup.
Trajnimi zhvillohet nga ekipi i përfshirë në sekuencionim nën udhëheqjen e Prof. d-r. Gollubinka Boshevska, udhëheqëse e Departamentit të mikrobiologjisë.