• 30.01.2025

Video: Bisedë me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, D-r. Marija Andonovska në lidhje me gripin


Ndodhemi në muajin kur rreth nesh qarkullojnë shumë viruse respiratorë dhe nuk mund të jemi të sigurt nëse bëhet fjalë për grip, Covid apo ndonjë virus tjetër respirator. Në ISHP do marrim informacionet më të fundit për gjendjen, nëse duhet të alarmohemi se numri i të infektuarve me këtë virus po rritet, apo thjesht duhet t’i ndjekim këshillat e mjekut amë apo mjekëve të tjerë, të kujdesemi për shëndetin tonë dhe ta kalojmë sa më lehtë sëmundjen. Bisedë me drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, D-r. Marija Andonovska në lidhje me gripin, në TV Alsat.

29.1.2025, Tv Alsat, emisioni: Pasqyra e Shëndetit në Alsat-M