- 21.05.2025
Punëtori për vlerësim të përbashkët të rrezikut nga sëmundjet zoonotike prioritare
Në bashkëpunim me OBSH-në, FAO dhe Komisionin Evropian më 21 maj të vitit 2025 në Shkup u mbajt punëtoria për vlerësimin e rrezikut nga sëmundjet zoonotike. Në këtë event që u hap nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, bashkëpunëtor shkencor dr. Marija Andonovska, u vu një theks i veçantë tek rëndësia e qasjes së integruar “Një shëndet” për përballjen me sëmundjet të cilat transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Kjo punëtori mblodhi në një vend ekepertë të sektorit të shëndetësisë, veterinarisë dhe ekologjisë, të cilët bashkërisht definuan rrugët e rrezikshme dhe masa për menaxhimin me rrezikun nga salmonela, ethet e Nilit perëndimor dhe listerioza.