- 24.05.2025
Kumtesë për publikun
Të nderuar,
Instituti i Shëndetit Publik, konkretisht epidemiologët e IShP-së, i kontaktuan kontaktet e personave pozitivë me Mpox, të cilët ata i listuan dhe që të gjithë nuk kanë kurrfarë simptomash të sëmundjes.
Personat pozitivë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk ka raste të reja të dyshimta të cilët janë udhëzuar për testim, nuk ka as raste të reja pozitive.
Gjatë ditës së djeshme u publikuan rekomandimet në uebfaqen e IShP-së drejtuar qytetarëve.
Krahas kësaj IShP përgatiti edhe një udhëzues të shkurtër për punonjësit shëndetësorë me rekomandime dhe udhëzime për menaxhimin e rasteve të dyshimta dhe të njëjtin e dorëzoi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, e cila pastaj e përcolli atë deri tek institucionet shëndetësore kompetente.
Instituti i Shëndetit Publik sot hap 2 linja të reja telefonike për informim për Mpox:
Për këshillim të qytetarëve
2. Për këshillim të punonjësve shëndetësorë
Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, bashkë me institucionet e tjera kompetente janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe mbeten të përkushtuar për ndjekjen e gjendjes aktuale si dhe në përballjen me të. Për momentin rreziku nga përhapja e kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët.
Instituti i Shëndetit Publik hap dy linja të reja telefonike për informimin e qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë për Mpox (Lija e Majmunit)
INFORMOHUNI
076 233 791 – për qytetarët
076 233 792 – për punonjësit shëndetësorë
MBRONI VETEN TUAJ DHE TË TJERËT
Shëndeti është më i rëndësishëm. Vepro me përgjegjësi.