- 19.06.2025
U mbajt takim mes Institutit të Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit të ONP-së
Sot, më 19 qershor 2025, në Institutin e Shëndetit Publik u zhvillua një takim pune me z. Zsolt Dudas, specialist i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe inspektimin e punës.
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit "Mjedis pune i sigurt dhe i shëndetshëm në Maqedoni", i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili filloi më 1 maj të vitit 2025 dhe do të zgjasë 42 muaj. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i legjislacionit dhe praktikave për sigurinë dhe shëndetin në punë në drejtim të mbrojtjes të të gjithë punëtorëve.
Në takim u diskutua për rolin e Institutit në zbatimin e masave për përmirësimin e shëndetit të punëtorëve, sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit ndërsektorial.
