• 14.07.2025

Organizohet punëtori dhe trajnim laboratorik në kuadër të projektit "Zvogëlimi i kërcënimit nga bioterrorizmi në Ballkanin Perëndimor përmes stabilizimit të sigurisë biologjike, me fokus tek zbulimi dhe siguria biologjike"


Instituti i Shëndetit Publik (IShP) i Maqedonisë është i përfshirë në projektin "Zvogëlimi i kërcënimit nga bioterrorizmi në Ballkanin Perëndimor përmes stabilizimit të sigurisë biologjike, me fokus tek zbulimi dhe siguria biologjike", i cili është pjesë e Programit gjerman të biosigurisë të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Si rezultat i kësaj, por edhe i sukseseve të demonstruara në punën në raport me kapacitetet për diagnostikim të shpejtë dhe të saktë të agjensëve shumë patogjenë si ethet hemorragjike të Kongo-Krimesë, Hantavirusi, virusi i Nilit Perëndimor dhe virusi i etheve të majmunit; për të cilët nevojiten masa të përforcuara të sigurisë biologjike me të cilat në  Maqedoni disponon vetëm Instituti i Shëndetit Publik, me iniciativën e Institutit për Mjekësi Tropikale "Bernhard Nocht" nga Hamburgu, në periudhën nga 9 deri më 10 korrik të vitit 2025 u mbajtën dy evente paralele:

• takim edukativ i ekspertëve - mikrobiologë, infektologë, dermatovenerologë, epidemiologë, veterinarë

• trajnim laboratorik i mikrobiologëve dhe teknikëve laboratorik nga vendet anëtare të këtij projekti: Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Në emër të IShP-së këtë event të rëndësishëm e hapi Milica Simova, Kryetare e Këshillit Drejtues të IShP-së, ndërsa përvojat e Maqedonisë i përcolli Prof. dr. Gollubinka Boshevska, udhëheqëse e Njësisë së virologjisë, dhe Dr. Dugagjin Osmani, udhëheqës i Departamentit të mikrobiologjisë. Ekipi ynë nga Njësia e virologjisë kishte një rol të dyfishtë - të mësojë nga kolegët e Institutit “Bernhard Nocht”, por edhe të ndajë përvojën e fituar me kolegët nga vendet e tjera.

Në kuadër të funksionit të tij IShP është i përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe kapaciteteve, të gjitha në interes të shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.