- 21.07.2025
Të sigurt në verë
Instituti i Shëndetit Publik e përkrah fushatën e Këshillit Republikan të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr) “Të sigurt në verë – vozit i pushuar“ për rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik. Komunikacioni i shtuar dhe temperaturat e larta kontribuojnë në lodhjen e shoferëve, gjë që shpesh mund të ketë si pasojë aksidente rrugore.
Prandaj, rekomandohet që në rrugë të niseni të pushuar, të bëni pushime të rregullta dhe ta evitoni udhëtimin gjatë natës dhe gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Kultura në komunikacion, respekti ndaj të tjerëve dhe përgjegjësia shpëtojnë jetë. Një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet sigurisë së fëmijëve. Me plan, me kujdes dhe me përgjegjësi – kështu mund të arrini të sigurt atje ku dëshironi.
Instituti i Shëndetit Publik - Kujdestar i Shëndetit Tuaj