• 21.07.2025

SI TË FRESKOHEMI GJATË TË NXEHTIT EKSTREM?


 Edhe pse ekspozimi në diell ka përfitime të rëndësishme për shëndetin, për fat të keq, me ndryshimet klimatike valët e të nxehtit po bëhen një dukuri gjithnjë më e shpeshtë dhe më e gjatë dhe më e nxehtë. Ndërsa rreziku për shëndetin e njeriut po rritet vazhdimisht.

Shmangni ekspozimin në diell

Hapi më i rëndësishëm është të qëndroni larg diellit duke qëndruar në mjedise të mbyllura ose në një zonë me hije gjatë orëve më të nxehta të ditës – nga ora 10 deri në 17.

Trajtim adekuat gjatë ekspozimit në diell

Zgjidhni një rrugë më të freskët dhe më të shkurtër drejt destinacionit final.

Kur qëndroni nën rrezet direkte të diellit mbuloni pjesët e dukshme të trupit duke veshur veshje të lehta dhe të gjera dhe syze me faktor mbrojtës ndaj rrezeve UV.

Aplikoni rregullisht krem për mbrojtje nga dielli me një faktor mbrojtës jo më të vogël se 30 (sipas nevojës konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj). Kur aplikoni krem ​​ për mbrojtje nga dielli, përveç aplikimit të tij në fytyrë mos neglizhoni edhe pjesët e tjera të ekspozuara të trupit dhe dekoltenë, veshët dhe qafën.

Mbuloni kokën me një kapele që do të mundësojë hijesim të plotë të veshëve, hundës dhe qafës, ose përdorni një çadër të bardhë. Përveç kësaj, një mjet i mirë freskimi mund të jetë edhe erashka.

Mos harroni të bëni pushime të rregullta në mjedise të mbyllura ose në zona me hije për të shmangur lodhjen nga nxehtësia ose goditjet nga të nxehtit.

Mund të mbani me vete një spërkatës me ujë ose një shishe me ujë dhe ta spërkatni ose ta aplikoni me dorë herë pas here në trup.

Lani duart, qafën dhe këmbët. Ekspozimi i këtyre zonave ndaj ujit do të kontribuojë për ftohje të shpejtë dhe efikase.