- 29.08.2025
Nënshkruhet memorandum midis ISHP-së dhe Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup
Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative "13 Nëntori" - Shkup, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe përgjegjësive që kanë të bëjnë me të ushqyerit, sigurinë e ushqimit dhe shëndetin publik.
Në kuadër të bashkëpunimit ISHP përgatit një menu të ushqimeve nga profesionistë ekspertë, për të gjitha kategoritë e qytetarëve, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e shëndetit publik.
Ky bashkëpunim synon përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët, sidomos për popullatën e moshuar dhe personat me sëmundje terminale.
