- 12.09.2025
Shtatori - Muaji i Parandalimit të Vetëvrasjeve - Është koha për të dëgjuar, mbështetur dhe për të vepruar
Shtatori është Muaji i Parandalimit të Vetëvrasjeve!
Muaji i dedikuar ngritjes së vetëdijes për shëndetin mendor, për zvogëlimin e stigmës dhe inkurajimin e dialogut të hapur rreth njërësprej sfidave më serioze të shëndetit publik - vetëvrasjes.
Çdo vit me mijëra njerëz në mbarë botën e humbasin jetën e tyre për shkak të epidemisë së heshtur të sëmundjeve mendore. Sipas të dhënave të OBSH-së çdo vit ndodhin rreth 720.000 vetëvrasje. Në rrafsh global prevalenca tek meshkujt është 12,8 në 100.000 banorë, ndërsa tek gratë prevalenca është 5,4 në 100,000 banorë. Nga këto, 73% ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Sipas të dhënave të fundit, në Maqedoni numri më i lartë i vetëvrasjeve është regjistruar tek personat mbi 50 vjet, por shqetësuese është rritja e rasteve tek të rinjtë e moshës nga 15 deri në 29 vjet. Vetëvrasja është ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë tek të rinjtë dhe për këtë nevojitet një përgjigje urgjente nga të gjithë sektorët e shoqërisë.
Shëndeti mendor në Maqedoni po bëhet një temë gjithnjë e më e rëndësishme, sidomos pas pandemisë së Covid-19, sfidave ekonomike dhe ndryshimeve në kohezionin social. Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, po punon për ppromovimin e sistemit për shëndetin mendor përmes reformave në mbrojtjen shëndetësore primare, hapjes së qendrave të reja për mbështetje psikosociale dhe trajnimit të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësorë për njohjen e hershme të faktorëve të rrezikut.
Por lufta kundër vetëvrasjeve nuk është vetëm detyrë e sektorit të shëndetësisë.
Secili prej nesh e ka një rol– si mik, anëtar i familjes, koleg apo fqinj.
Një person për të qarë hallin, një dorë e zgjatur, mund të shpëtojë një jetë!
🔹 Nëse vini re se një i afërmi i juaj është mbyllur në vetvete, ndjehet i pashprese ose i dëshpëruar - mos prisni – flisni me të.
🔹 Nëse ju ndiheni të mbingarkuar - kërkoni ndihmë profesionale. Nuk jeni vetëm.
Këtë muaj, të mos harrojmë: çdo jetë vlen!
Me empati, mbështetje dhe kujdes në kohë, ne mund ta zvogëlojmë numrin e jetëve të humbura dhe të ndërtojmë një shoqëri që kujdeset – për të gjithë!