• 13.09.2025

Njoftim


 

Me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve në rastet kur ekziston rrezik i mundshëm i ndotjes së ajrit dhe ekspozimit të mundshëm ndaj substancave të dëmshme, Instituti i Shëndetit Publik u rekomandon qytetarëve që:

- Në zonat ku ka rrezik nga ajri i ndotur të qëndrojnë brenda dhe t’i mbyllin dritaret dhe dyert, sidomos në zonat që janë në afërsi të zjarreve aktive, si dhe në zonat drejt të cilave e drejton tymin era;

- T’i fikin sistemet e ventilimit dhe të kondicionimit të ajrit që tërheqin ajër nga jashtë, që të mund të parandalohet depërtimi i tymit dhe i ndotësve në ambientet e brendshme;

- T’i ndjekin rregullisht informacionet zyrtare dhe lajmet më të reja për cilësinë e ajrit.

- Personat me sëmundje respiratore, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna të shmangin çdo aktivitet në natyrë.

- Në rast nevoje për të lëvizur jashtë në zonat që janë në afërsi të vendeve të zjarrit të përdorin maska ​​adekuate.

- Institucionet për përkujdesjen e të moshuarve duhet të marrin masa për ta minimizuar ekspozimin në natyrë të këtij grupi të cenueshëm.

- Tu kushtojnë kujdes simptomave si kolla, vështirësive në frymëmyrrje, dhimbjes së kokës ose acarimit të syve, hundës dhe fytit. Çdo person që i shfaq këto simptoma duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.

- Të evitojnë kontaktin ose afrimin me mbeturinat nga të ashtuquajturat zona të prekura derisa të merret leja zyrtare për qasje;

- T’i respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve publike të shëndetit dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë.

 

Këto masa kanë për qëllim zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore dhe të sigurojnë mbrojtjen e komunitetit.