- 26.09.2025
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit – 26 shtatori
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit - 26 shtatori, Dr. David Zdraveski, si përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik, ishte pjesë e Panelit të diskutimit "Mjedis jetësor i shëndetshëm, Jetë e shëndetshme" në Prespë.
Kjo është një ditë që na kujton se shëndeti i njeriut është i lidhur ngushtë me një mjedis jetësor të shëndetshëm. Instituti ynë monitoron rregullisht ajrin, ujin, ushqimin, tokën dhe zhurmën në Prespë.
Prespa është një nga zonat natyrore më me vlerë në vendin tonë, por kjo pasuri sjell edhe përgjegjësi më të madhe.
Le të mos mbetet e sotmja vetëm një datë simbolike, le të jetë fillimi i një ndërgjegjësimi të ri, një ditë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, shëndetit tonë dhe shëndetit të brezave të ardhshëm.