- 24.10.2025
Rekomandime dhe masa nga Instituti i Shëndetit Publik lidhur me gjendjen aktuale me mbeturinat në Shkup
Rekomandime për popullatën:
-Mirëmbani higjienën personale (përdorni doreza, maskë, lani duart, pasi t’i keni hedhur mbeturinat përdorni dezinfektues duarsh)
-Hidhni mbeturinat në mënyrën e duhur (në kontejnerë, mbeturinat e mëdha në vendet e caktuara dhe jo në kontejnerë, etj.)
-Bëni me kujdes trajtimin, selektimin, grumbullimin dhe eliminimin e mbeturinave
-Mbyllni kapakët e kontejnerëve kur i hidhni mbeturinat
-Shmangni kontaktin fizik të pambrojtur me mbeturinat
-Shmangni ujin e ndenjur dhe rrjedhjet nga mbeturinat
-Bëni kujdes kur dilni me kafshët shtëpiake që ato të mos vijnë në kontakt me mbeturinat dhe rrjedhjet
-Mos hidhni mbeturina jashtë pikave të caktuara të grumbullimit
-Mos hidhni mbeturina në deponi ilegale
-Mbroni dhe zvogëloni ekspozimin e dëmshëm të të gjithë punëtorëve që vijnë në kontakt me mbeturinat (pajisje mbrojtëse personale)
MASAT
Direkte, të shpejta dhe akute
- Largim urgjent dhe i menjëhershëm i mbeturinave të grumbulluara dhe të hedhura brenda dhe jashtë kontejnerëve me të gjitha burimet teknike, njerëzore dhe financiare në dispozicion;
- Mobilizim urgjent për grumbullimin dhe largimin e grumbujve më të mëdhenj në zonat e populluara me ekspozimin më të madh; përparësi: spitalet, shtëpitë e pleqve, shkollat fillore dhe të mesme, parqet dhe këndet e lojërave;
- Larje, deratizim, dezinfektim dhe dezinfektim urgjent dhe i jashtëzakonshëm i vendeve me mbeturina të shpërndara dhe i kontejnerëve;
- Në vendet ku kjo nuk është e mundur, të vendosen barriera fizike të përkohshme (rrjeta) për ta parandaluar hyrjen e brejtësve dhe kafshëve të rrugës;
- Zhvendosje e kontejnerëve - larg rrugëve ku ka trafik më të dendur dhe veçanërisht larg këndeve të lojërave të fëmijëve, shkollave, kopshteve ose institucioneve shëndetësore;
- Transport dhe zbrazje e rregullt e kontejnerëve (të paktën një herë në ditë në pjesët me popullsi të dendur të qytetit);
- Mbyllje e detyrueshme e kapakëve të kontejnerëve;
- Prokurimi urgjent i pajisjeve të nevojshme, veçanërisht një numri të mjaftueshëm kontejnerësh (mekanizim i vazhdueshëm);
- Mbrojtje dhe zvogëlim i ekspozimit të dëmshëm të të gjithë punëtorëve që vijnë në kontakt me mbeturinat (pajisje mbrojtëse personale) duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm; trajnim për trajtimin dhe raportimin e duhur të lëndimeve;
- Mbikëqyrje intensive për sëmundjet infektive: raportimi i përforcuar me hulumtime epidemiologjike (fokusi tek diarreja, rastet e leptospirozës, pacientët e shtruar në spital me zoonoza, etj.);
- Edukim i popullatës rreth rreziqeve shëndetësore që lidhen me këtë problem dhe njohja e simptomave që lidhen me të;
- Komunikimi publik: paralajmërime dhe këshilla praktike për qytetarët (higjiena personale dhe kolektive, si të ruhet ushqimi, të shmanget uji i ndenjur, të shmanget kontakti fizik me mbeturinat ose rrjedhjet, si të raportohen deponitë ilegale).
Masat afatgjatë
- Sistem i integruar i menaxhimit të mbeturinave komunale (largim i rregullt, prokurim në kohë i pajisjeve, kontejnerëve dhe mekanizimit të nevojshëm);
- Zbatim i një sistemi të menaxhimit të mbeturinave të ngurta përmes reduktimit, ripërdorimit, riciklimit dhe rigjenerimit;
- Edukim i vazhdueshëm i popullsisë për selektimin primar të mbeturinave, të paktën për mbeturinat organike dhe inorganike dhe asgjësimin e përgjegjshëm të mbeturinave (në kontejnerë, mbeturinat e rënda në mënyrë adekuat dhe jo në kontejnerë, etj.);
- Programe edukative për qytetarët dhe përfshirja e komuniteteve lokale në zgjidhjen e problemit (për shembull, mekanizma shpërblimi për selektim/blerje).
- Politika kontrolli dhe rregullatore - ndëshkimi për asgjësimin e pakujdesshëm të mbeturinave, inspektime të shpeshta lokale, programe për pastrim të shpeshtë dhe të rregullt të hapësirave publike dhe rrugëve (largimi i parë mekanik i mbeturinave me fshirje, pastaj larje).