• 24.11.2025

Trajnim për këshillues për testim për HIV


Instituti i Shëndetit Publik bashkë me Qendrat e Shëndetit Publik, Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe të ftuar të tjerë në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në UKIM – Shkup sot mbajti një trajnim të suksesshëm për këshillues për testimin e HIV-it.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Prof. Asoc. Dr. Marija Andonovska, dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë në UKM, Prof. Dr. Svetozar Antoviq, e hapën këtë trajnim, me ç’rast theksuan rëndësinë e testimit dhe këshillimit për HIV me qëllim përmirësimin e njohurive, aftësive dhe praktikave tona.

Testimi për HIV është një nga hapat më të rëndësishëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje sepse testimi: 

- Mundëson zbulim të hershëm të sëmundjes

- Zbulimi i hershëm i sëmundjes e parandalon transmetimin e virusit dhe përhapjen e mëtejshme të sëmundjes

- Mundëson fillimin e hershëm të trajtimit të duhur terapeutik

- Shpëton dhe zgjat jetën

- Trajtimi i hershëm i sëmundjes mundëson një jetë normale

- Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, e zvogëlon pasigurinë dhe stresin tek njerëzit e prekur.

 

Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të fushës, si:

- Ass. Dr. Dragan Koçinski mbi gjendjen epidemiologjike në lidhje me HIV-in nga Instituti i Shëndetit Publik,

- Prof. Dr. Gollubinka Boshevska mbi Bazat e Testimit të HIV-it - Programet Globale të HIV OBSH dhe ECDC, Algoritmet e HIV-it dhe aftësitë për këshillim nga Instituti i Shëndetit Publik,

- Ass. Dr. Biljana Petreska për Transmetimin dhe Parandalimin e HIV –it - Trajtimi, Kujdesi, Mbështetja - Profilaksia për HIV (PrEP dhe PEP) para dhe pas ekspozimit nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.