- 24.02.2026
Rekomandime për zvogëlimin e rreziqeve lidhur me ushqyerjen gjatë agjërimit
Udhëzime të përgjithshme nga ISHP
Agjërimi paraqet një periudhë të përmbajtjes vullnetare nga konsumimi i ushqimeve të caktuara ose e ndërprerjes të plotë të konsumit të ushqimit në një periudhë të caktuar, gjë që shkakton ndryshimin e zakoneve të zakonshme të të ushqyerit. Për të ruajtur një shëndetet të mirë dhe funksionalitet të organizmit nevojitet një planifikim i kujdesshëm i vakteve dhe ndjekje e parimeve nutritive bazë.
ISHP jep rekomandime për atë se për çfarë duhet të keni kujdes:
Ekuilibri ushqimor: Pavarësisht kufizimeve, vaktet duhet të jenë të larmishme dhe të sigurojnë konsumim të mjaftueshëm të karbohidrateve, proteinave bimore, yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe mineraleve.
Hidratimi: konsumimi i lëngjeve duhet të jetë i rregullt. Kosumimi i pamjaftueshëm i ujit mund të shkaktojë lodhje, dhimbje të kokës dhe çrregullim të përqendrimit. Personat që gjatë kohës së agjërimit nuk konsumojnë as lëngje, duhet të planifikojnë konsum të vazhdueshëm, gradual dhe të moderuar të ujit në periudhat kur konsumojnë ushqim, për ta parandaluar nxjerrjen e shpejtë të ujit nga organizmi.
Cilësia e ushqimit: Rekomandohet të shmangen ushqimet e skuqura, shumë të kripura ose shumë të ëmbëlsuara, pasi mund të shkaktojnë dehidratim, probleme me tretjen dhe ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak.
Konsum i mjaftueshëm i proteinave: gjatë evitimit të produkteve shtazore, është e nevojshme që në ushqim të përfshihen bishtajoret, arroret, farat dhe drithërat integrale.
Rreziqet potenciale për shëndetin
· Rënia e energjisë dhe e përqendrimit: Vaktet e paplanifikuara mirë mund të shkaktojnë debulesë, irritim dhe ulje të aftësisë për punë.
· Dehidratimi: Është veçanërisht rrezikshëm gjatë periudhave të gjata pa konsum të lëngjeve, të cilat pastaj diqen nga një konsum i shpejtë dhe i bollshëm i lëngjeve që do të nxirren shpejt nga organizmi.
· Mungesa e mikronutrientëve: Kufizimi i konsumit të ushqimit mund të rezultojë në konsuk të pamjaftueshëm të hekurit, vitaminës B12, kalciumit dhe acideve yndyrore omega-3.
· Problemet digjestive: konsumimi i tepërt i ushqimit (tejngrënia) mund të shkaktojë fryrje, urth dhe ndjenjë rëndese.
Rekomandime nga ISHP për reduktimin e rreziqeve
· Planifikimi i vakteve: Përgatitja e një plani ushqimor për disa ditë më parë ndihmon në shmangien e improvizimeve me ushqimin dhe në reduktimin e rreziqeve shëndetësore.
· Ngrënia graduale: Pas një periudhe të gjatë pa ushqim rekomandohet konsumimi i vakteve të lehta (supa, fruta, sallata), e më pas fillimi gradual i konsumimit të ushqimeve me më shumë kalori.
· Konsumimi i ushqimeve me prejardhje bimore të pasura me lëndë ushqyese: Thjerrëza, fasule, qiqra, susam, spinaq, kuinoa, tofu dhe ushqime të tjera të pasura me proteina dhe minerale.
· Konsumimi i qëndrueshëm i lëngjeve: Zgjedhja primare duhet të jetë uji, ndërsa rekomandohen edhe çajrat bimorë dhe supat. Duhet të shmangen pijet e gazuara dhe ato të ëmbëlsuara.
· Bëni kujdes për sinjalet e organizmit: Në rast të dobësisë së theksuar, marramendjes ose simptomave të tjera duhet të bëhet një pauzë dhe të kërkohet këshillë nga mjeku.
Përdorimi i suplementeve ushqimore
Në periudhat e agjërimit, kur ushqimi mund të jetë i kufizuar për grupe të caktuara nutritive, mund të shfaqet nevoja për përdorimin e suplementeve ushqimore si vitamina, minerale ose acide yndyrore omega-3.
Është e rëndësishme të dihet se:
· Suplementet ushqimore nuk janë zëvendësim për ushqimin e balancuar. Ato shërbejnë vetëm si plotësim kur përmes ushqimit nuk mund të sigurohet konsumimi i mjaftueshëm i nutrientëve të caktuar.
· Duhet pasur kujdes gjatë përzgjedhjes. Disa suplemente mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë personat, veçanërisht për ata me sëmundje kronike ose personat që marrin terapi.
· Konsultimi me mjekun është i detyrueshëm. Përpara fillimit të përdorimit të çfarëdo suplementi ushqimor, është e nevojshme të këshilloheni me mjekun ose një punonjës tjetër shëndetësor, me qëllim që të shmangen reaksionet e padëshiruara, ndërveprimet me terapinë ose marrja e panevojshme e substancave të caktuara.
Agjërim të lehtë!