• 31.03.2026

Instituti i Shëndetit Publik - Partner i Konferencës së Dytë për Shëndetin Publik 2026


Instituti i Shëndetit Publik me kënaqësi ju informon se është partner i Konferencës së Dytë për Shëndetin Publik, që do të mbahet më 21 dhe 22 maj të vitit 2026 në Shkup.

Ky event i rëndësishëm ndërkombëtar paraqet një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe gjetjeve më të fundit shkencore në fushën e shëndetit publik. Konferenca ka për qëllim që të bashkojë ekspertë, hulumtues, profesionistë shëndetësorë dhe politikëbërës me qëllim avancimin e sistemeve shëndetësore dhe përforcimin e strategjive preventive.

Si një institucion që në mënyrë aktive kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik në vend Instituti i Shëndetit Publik e mbështet këtë nismë dhe e njeh atë si një hap të rëndësishëm drejt promovimit të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë.

Konferenca e Dytë për Shëndetin Publik do të ofrojë mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, diskutimeve në panel dhe seancave interaktive, me theks tek sfidat aktuale dhe drejtimet e ardhshme në shëndetin publik.

Më shumë informacion në lidhje me konferencën, programin dhe mënyrën për pjesëmarrjes mund të gjeni në uebfaqen zyrtare:

👉 https://publichealthfutures.org

 

Instituti i Shëndetit Publik e përshëndet organizimin e këtij eventi dhe e inkurajon publikun profesional dhe atë të gjerë për të marrë pjesë aktive.