- 07.04.2026
7 Prilli - Dita Botërore e Shëndetit 2026
“Së bashku për shëndet. Qëndroni në anën e shkencës”
Dita Botërore e Shëndetit, që tradicionalisht shënohet më 7 Prill, në vitin 2026 dërgon një mesazh të fortë global dhe një thirrje për mbështetje të shkencës. Në këtë kontekst tema e këtij viti, e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është: “Së bashku për shëndet. Qëndroni në anën e shkencës”, duke shënuar kështu fillimin e një fushate njëvjeçare që synon të nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit shkencor për mbrojtjen e shëndetit dhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve.