- 18.05.2026
Përdorimi i alkoolit tek popullata e rritur në Republikën e Maqedonisë
Në kuadër të Programit Kombëtar Vjetor për Shëndetin Publik për vitin 2026 I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik– Shkup po realizon një anketë të fokusuar tek zakonet dhe sjelljet që kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit tek popullata e rritur. Kjo anketë ka për qëllim fitimin e një pasqyre më të qartë të perceptimeve dhe praktikave të qytetarëve në lidhje me konsumin e alkoolit.
Pjesëmarrja në anketë është vullnetare dhe plotësisht anonime, ndërsa njohuritë e fituara do të shërbejnë si bazë për përmirësimin e aktiviteteve preventive dhe krijimin e intervenimeve efektive të shëndetit publik.
Pyetësori është i shkurtër dhe nuk do Ju marrë shumë kohë për ta plotësuar.
Nëse jeni mbi 18 vjet Ju inkurajojmë ta plotësoni anketën dhe të kontribuoni me mendimin tuaj: