• 31.08.2023

DALLOI SIMPTOMAT


Shumë nga simptomat e kancerit të gjirit janë të padukshme dhe nuk vihen re pa një skrining profesional siç është mamogrami dhe ekografia. Megjithatë, ka edhe disa simptoma të tjera të cilat mund të ndjehen ose vihen re nëse jeni më proaktiv kur bëhet fjalë për shëndetin e gjinjve tuaj.
Ky udhëzues do ju ndihmojë të dini se çfarë të kërkoni dhe do ju ndihmojë t’i merrni në konsideratë informacionet e rëndësishme të cilat duhet t’i ndani me punonjësin shëndetësor (mjek, infermiere) për t’i ndihmuar ato në vlerësimin profesional të shëndetit të gjinjve tuaj dhe për analizat e nevojshme.