• 10.05.2024

5 Maji Dita Ndërkombëtare e Mamive


   Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, 5 maj shënohet Dita Ndërkombëtare e Mamive.

  Dita Ndërkombëtare e Mamive festohet në mbarë botën që nga viti 1992 dhe ka për qëllim sensibilizimin për profesionin e mamisë dhe promovimin e këtij profesioni. Profesioni i mamisë është një ndër profesionet më të bukura, më të përgjegjshme dhe më humane, ndërsa numri më i madh i mamive ditën e 5 majit e kalojnë në vendet e tyre të punës.

Mamitë si infermiere profesionale janë lidhja mes pacientit dhe mjekut dhe janë shumë të rëndësishme për gratë që janë në fazën e dhimbjes dhe gëzimit më të madh. Puna e mamisë është jashtëzakonisht e vështirë, por edhe e bukur, sepse kërkon shumë dashuri dhe durim. Prandaj në Ditën Ndërkombëtare të Mamive i kushtohet rëndësi rëndësisë së tyre në funksion të shëndetit më të mirë dhe përforcimit të strukturës së familjes dhe komunitetit.

Një nga momentet më të bukura dhe më të rëndësishme në jetën e një gruaje është kur ajo sjell një jetë të re në këtë botë. Të jesh mami është profesioni më i bukur, më human dhe më i përgjegjshëm. Është një punë jashtëzakonisht e bukur dhe në të njëjtën kohë edhe stresuese. Për gratë që kanë dhimbje dhe frikë, mbështetja e mjekëve dhe mamive gjatë lindjes është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Mamia është personi që së bashku me mjekun e mirëpret të porsalindurin, e para që e sheh, e përkëdhel, e rregullon dhe më pas ia jep nënës.

Vendi i mamisë është në pragun e jetës, ku emocionet e forta njerëzore, shpresa, malli, frika, forca dhe qëndresa mahnitëse fizike mundësojnë të shfaqet një qenie e re. Të jesh pjesë e momentit më të lumtur të një nëne, të një familjeje, është një privilegj dhe nder i madh. Ai privilegj dhe nder u takon mamive. Lindja e çdo foshnje është një histori më vete, pamja e një nëne të lumtur, të kënaqur dhe të buzëqeshur është lumturia dhe privilegji më i madh për të qenë pjesë e atyre momenteve. Është bukur të jesh pjesë e asaj lumturie dhe atij momenti magjik.

Por presioni psikologjik që sjell ky profesion kërkon forcë dhe energji për ta përballuar atë. Aftësitë e zhvilluara të komunikimit dhe humanizmi që zotëron një mami do ta ndihmojnë atë në ofrimin e mbështetjes psikologjike për gruan në çdo moment kur ajo ka nevojë.

Një person me zemrën plot me dashuri, fisnikëri, humanizëm mund të jetë mami, sepse ky është një profesion që kërkon durim, kujdes, forcë dhe motivim.

Profesioni i mamisë njihet si një nga profesionet më fisnike, më të përgjegjshme, por njëkohësisht edhe më të bukurat. Pak prej nesh e kuptojnë në fakt se mamitë janë ato që janë më të rëndësishmet si "gjatë" dhe "pas" lindjes, por që atyre u kushtohet kaq pak vëmendje.

Çdo vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj globalë ngrenë çështjen për rëndësinë e mamive në procesin e ardhjes së foshnjave të reja në botë dhe kujdesin për nënat e reja gjatë dhe pas lindjes.

Kur flasim për të gjitha gjërat e mahnitshme që bëjnë mamitë, është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh fakti që ka një mungesë të madhe të mamive, sidomos në vendet në zhvillim!

Kjo do të thotë se ka shumë sfida dhe shumë mami përjetojnë mungesë mbështetjeje, status të ulët dhe paga të ulëta. Mamitë shpëtojnë miliona jetë çdo vit. Që nga viti 1990 në botë ka një rënie të vazhdueshme të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave. Një nga arsyet kryesore për këtë është sepse më shumë gra po marrin kujdes të kualifikuar nga mamitë. Mamitë janë pjesë përbërëse e çdo procesi në maternitet dhe puna e tyre nuk është aspak e lehtë dhe numri i mamive të punësuara në vendin tonë është shumë dekurajues.

Sipas raportit të Institutit shëndetit publik, në vitin 2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut në organizatat shëndetësore kanë qenë të punësuara gjithsej 858 mami, prej tyre 76 mami me arsim universitar, 45 mami me arsim të lartë dhe 737 mami me formim të mesëm profesional.

Numri i mamive është ulur ndjeshëm në vitin 2022. Krahasuar me raportin e njëjtë të Institutit të Shëndetit Publik, në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut në organizatat shëndetësore kanë qenë të punësuara gjithsej 707 mami, prej tyre 86 mami me arsim universitar, 8 mami me arsim të lartë dhe 613 me formim të mesëm profesional.

Kjo do të thotë se mamitë janë nën presion të vazhdueshëm pasi përpiqen të përmbushin shumë detyra në të njëjtën kohë.

Me qenë se mamitë janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndetin e nënave dhe fëmijëve të tyre, është shumë e rëndësishme publiku të vetëdijësohet për rolin e tyre të madh në të gjithë sistemin shëndetësor dhe më gjerë. Kjo ditë duhet të shërbejë si një rast për t’i falënderuar mamitë për përpjekjet e jashtëzakonshme që bëjnë në profesionin e tyre, por edhe për t'u bërë thirrje të gjitha autoriteteve qeveritare dhe ministrive kompetente që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për mbrojtjen e këtij profesioni dhe të punësojnë sa më shumë mami të kualifikuara.

Dita Ndërkombëtare e Mamive ka për qëpëllim të vetëdijësojë për kontributin e tyre në funksionimin dhe përforcimin e strukturës së familjes dhe komunitetit.

Falënderojmë mamitë për të gjithë kontributin e tyre në momentet më të rëndësishme të jetës tonë!

Instituti i Shëndetit Publik, Raporti për vitin 2022

http://www.iph.mk/

https://mk.wikipedia.org/wiki/

https://www.who.int/

https://www.daysoftheyear.com/days/international-midwives-day/

 

Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve