- 07.06.2024
INFORMACION Për rast të lisë së dhenve
Të dhëna për rastin e raportuar
Më 07.06.2024 Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Ngjitëse ka pranuar një raportim për izolimin e shkatarit të lisë së dhenve nga Departamenti i Virologjisë pranë ISHP-së. Pas raportimit të marrë, ekipi epidemiologjik vizitoi KU Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Bëhet fjalë për një fëmijë gjashtëvjeçar nga fshati Llabunisht, Strugë. Sipas të dhënave të marra nga Laboratori, testimi serologjik për linë është realizuar pas rezultatit pozitiv me IgM. Gjithashtu me PCR është izoluar ARN e lisë së dhenve.
Të dhëna klinike:
Simptomat e para të lidhura me sëmundjen aktuale janë shfaqur më 25.05.2024: temperaturë e rritur (deri në 40°C), të vjella dhe diare.
Nga data 30.05.2024 është shfaqur eritemë, skuqje makulopapulare në fytyrë, kollë dhe konjuktiva hiperemike.
Më 1 qershor 2024, skuqja është përhapur në të gjithë trupin dhe janë regjistruar ndryshime aftoze në zgavrën e gojës (njollat e Koplikut). Po të njëjtën ditë nga SP Strugë është transportuar në KU Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ku është shtruar në spital.
Të dhëna epidemiologjike:
Fëmija është i pavaksinuar me vaksinën MRP. Jeton në një familje prej 6 anëtarësh. Motra e vogël ka qenë me ethe dhe skuqje një javë më parë.
Prindi jep informacion për një kontakt të dyshimtë, një fqinj që e ka kaluar “linë”.
Fëmija nuk shkon në kopësht apo në shkollë dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit 7-23 ditë para fillimit të sëmundjes.
Masa të ndërmarra:
· Shërbimi epidemiologjik i QSHP Ohër është njoftuar për gjurmim të mëtejshëm të kontakteve dhe kontroll të statusit të vaksinimit. Inspektimi i pikës së vaksinimit po vijon.
· Është kontaktuar mjeku amë për konsultim për gjendjen e fëmijës.
· Është siguruar Raport për shkaktar të izoluar/vërtetuar të sëmundjes infektive.
· Është përpiluar anketa epidemiologjike për personin e sëmurë.
· Janë dhënë udhëzime për veprim në KU Klinika e Sëmundjeve të fëmijëve Shkup.
Rekomandime:
· Të përforcohet mbikëqyrja epidemiologjike ndaj sëmundjeve infektive. Çdo rast i dyshuar i lisë sipas kritereve klinike të definimit të rastit duhet të hetohet epidemiologjikisht dhe të testohet laboratorikisht.
· Të rritet ndërgjegjësimi për praninë e lisë në vend si te popullata ashtu edhe te punonjësit shëndetësorë.
· Të informohen mjekët amë/pediatrët/infektologët që t’i raportojnë të gjitha rastet e dyshimta në shërbimin epidemiologjik të QSHP-së kompetente, brenda 24 orëve dhe ta udhëzojnë pacientin për kontroll nga mjeku specialist infektolog. Gjithashtu, më së voni brenda 24 orëve duhet të dorëzojnë raport për sëmundjen/vdekjen nga sëmundja infektive, në përputhje me rregulloren ligjore.
· Nga të gjitha rastet e dyshuara duhet të merret mostrë gjaku për testim serologjik, si dhe material tjetër biologjik (strisho nazofaringeale, urinë, pështymë) për diagnostikim molekular (PCR) dhe të dërgohet pranë Njësisë së Virologjisë në ISHPRMV.
· Të kryhet kontroll i intensifikuar, kontrollim i statusit të vaksinimit të personave të cenueshëm në territorin ku banon rasti i konfirmuar, të identifikohen personat e pavaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht dhe të njëjtë të ftohen për vaksinim, në rajon dhe në të gjitha pikat e vaksinimit në vend.
· Të arrihet dhe ruhet mbulim i lartë me MRP (>95% me dy doza). Është jetike që të sigurohet vaksinimi me dozat e para dhe të dyta në kohë, sipas kalendarit kombëtar për foshnjat dhe fëmijët. Është gjithashtu e rëndësishme që të identifikohen dhe vaksinohen individët e prekshëm përmes catch-up programeve.
· Është i një rëndësie të veçantë përforcimi i aktiviteteve shëndetësore dhe edukative, që synojnë promovimin e vaksinimit MRP, si masa parandaluese më efektive në parandalimin dhe çrrënjosjen e lisë.
Vlerësimi i rrezikut
Vaksinimi kundër lisë kryhet vazhdimisht dhe është i detyrueshëm me 2 doza të vaksinës MRP. Doza e parë konsiderohet vaksinimi parësor dhe duhet të jepet në vitin e parë të jetës së fëmijës. Rivaksinimi bëhet në moshën 6 vjeçare.
Në RMV, mbulimi me dozën e parë të MRP në vitin 2023 në nivel vendi është 73,4%, ndërsa në Strugë është 82,9%. Mbulimi me rivaksinim në nivel vendi në vitin 2023 është 87,7%, ndërsa në Strugë është 93,9%. Vaksinimi primar me vaksinën MRP në vitin 2023 shënoi një rënie krahasuar me mbulimin mesatar të regjistruar në 5 vitet e fundit (74,4% në shkallë vendi), ndërsa rivaksinimi në vitin 2023 shënoi rritje krahasuar me mesataren (85,1% në nivel kombëtar).
Duke marrë parasysh mbulimin me vaksinim jo optimal të raportuar (<95%), faktin që muajt e ardhshëm përfaqësojnë kulmin sezonal të virusit dhe mundësinë e importimit, regjistrimi i rasteve të reja nuk është një gjë e papritur.
Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, në bashkëpunim me Shërbimin Epidemiologjik në QSHP Ohër, do ta monitorojnë situatën dhe do të raportojë shtesë për rrjedhën e ngjarjeve dhe zhvillimin e situatës epidemiologjike.
Fruthi dhe si të mbrohemi
Shkup, 07.06.2024 Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Ngjitëse
ISHP Shkup