• 17.09.2024

REKOMANDIME TË OBSH-së PËR AKTIVITET FIZIK (5–17 vjet)


Përfitimet nga aktiviteti fizik tek fëmijët dhe adoleshentët (5-17 vjet) përfshijnë përmirësimin e aftësive fizike (kardiorespiratore dhe muskulare), përmirësimin e shëndetit kardiometabolik (tensioni i gjakut, nivelet e yndyrës, ndjeshmëria ndaj glukozës dhe insulinës), zvogëlimin e niveleve të yndyrnave trupore, kocka më të shëndetshme, rezutate më të mira kognitive (sukses akademik, funksione ekzekutive) dhe mirëqenien mendore (zvogëlimi i simptomave të depresionit). 

Rekomandime për praktika të mira

Është më mirë të jeni fizikisht aktiv, se sa të mos praktikoni aspak aktivitet fizik.

Nëse fëmijët dhe adoleshentët nuk i zbatojnë rekomandimet e dhëna, çfarë do forme e aktivitetit fizik do të ketë efekt pozitiv ndaj shëndetit të tyre.

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të fillojnë me një nivel më të ulët të aktivitetit fizik dhe me kalimin e kohës gradualisht ta rrisin frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen.

E rëndësishme është që të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve tu sigurohen mundësi të sigurta dhe të barabarta për pjesëmarrje në aktivitete fizike që janë zbavitëse, të shumëllojshme dhe të përshtatshme për moshën dhe aftësitë e tyre.