• 17.09.2024

17 Shtatori – Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve


 

2024: “Përmirësimi i diagnozës për siguri të pacientëve“

Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve është një mundësi për ta ngritur vetëdijen publike dhe për ta inkurajuar bashkëpunimin midis pacientëve, punonjësve shëndetësorë, politikëbërësve dhe liderëve në mbrojtjen shëndetësore për ta përmirësuar sigurinë e pacientëve.

Këtë vit tema e kësaj dite është "Përmirësimi i diagnozës për siguri të pacientëve" me slloganin "Bëje siç duhet, bëje sigurt!", duke e theksuar rëndësinë e diagnostikimit të saktë dhe në kohë në garantimin e sigurisë së pacientit dhe përmirësimin e rezultateve shëndetësore.

Duke e shpallur Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientëve 2024 si një nga ditët globale të shëndetit publik, OBSH vazhdon misionin e saj në vitin 2024.

Në vitin 2019 në Asamblenë e 72-të Botërore të Shëndetësisë u miratua rezoluta WHA72.6 - "Veprim global për sigurinë e pacientit". Dita Botërore e Sigurisë së Pacientëve është një gur themel i veprimit për promovimin e shëndetit dhe sigurisë globale. Ajo është e mishëruar fort në parimin themelor të mjekësisë - "së pari mos bëni dëm". Ka për qëllim ta ngrejë vetëdijen dhe të rrisë angazhimin e popullatës, ta përmirësojë mirëkuptimin global dhe të punojë për sigurinë e pacientit.

Rezoluta WHA72.6 dhe Plani Global i Veprimit për Sigurinë e Pacientëve 2021–2030 theksojnë nevojën për sigurinë e procesit diagnostikues. Plani Global i Veprimit inkurajon vendet që të miratojnë strategji që i reduktojnë gabimet gjatë diagnostikimit, të cilat shpesh janë si rezultat i një kombinimi të faktorëve kognitiv dhe sistemikë që ndikojnë në njohjen е shenjave dhe simptomave kryesore tek pacientët dhe në interpretimin dhe komunikimin e rezultateve të analizave të tyre.

Gabimi diagnostik është dështimi për ta diagnostikuar saktë dhe në kohë problemin shëndetësor të pacientit, që mund të përfshijë diagnoza të vonuara, të pasakta ose të humbura ose mos komunikim me pacientin. Gabimet diagnostike nuk janë aspak të papërfillshme dhe përfshijnë deri në 16% të dëmeve, të cilat mund të parandalohen në të gjitha sistemet shëndetësore. Duke pasur parasysh se numri më i madh i personave të rritur ka gjasa të përballen të paktën me një gabim diagnostik gjatë jetës së tyre, duhet bërë një punë e madhe për ta përmirësuar sigurinë e proceseve diagnostikuese.

Më slloganin “Bëje siç duhet, bëje sigurt!“, OBSH bën thirrje për një angazhim të përbashkët për një zvogëlim domethënës të gabimeve diagnostike nëpërmjet intervenimeve shumështresore të rrënjosura në të menduarit sistemik, faktorëve njerëzor dhe angazhimit aktiv të pacientëve, familjeve të tyre, punonjësve shëndetësorë dhe liderëve shëndetësorë. Këto intervenime përfshijnë, por jo gjithmonë plotësisht, historinë e pacientit, analiza klinike rrënjësore, përmirësimin e qasjes në teste diagnostike, zbatimin e metodave për matje dhe mësim nga gabimet diagnostike dhe miratim të zgjidhjeve të bazuara në teknologji bashkëkohore.

Qëllimet e Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientëve për vitin 2024:

1.   Rritni vetëdijësimin global për gabimet në diagnozë që kontribuojnë për dëmtimin e pacientit dhe theksoni rolin qenësor të diagnozës së drejtë, në kohë dhe të sigurt për përmirësimin e sigurisë së pacientëve.

 

2.   Jepni rëndësi sigurisë diagnostike në politikën për sigurinë e pacientit dhe praktikën klinike në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore, të harmonizuar me Planin Global të Veprimit për Sigurinë e Pacientëve 2021–2030.

 

3.   Inkurajoni bashkëpunimin midis politikëbërësve, udhëheqësve në mbrojtjen shëndetësore, punonjësve shëndetësorë, shoqatave të pacientëve dhe palëve të tjera të interesuara në promovimin e diagnozës së saktë, në kohë dhe të sigurt.

 

4.   Mundësojuni pacientëve dhe familjeve që tu bashkëngjiten në mënyrë aktive punonjësve shëndetësorë dhe udhëheqësve në mbrojtjen shëndetësore për t’i përmirësuar proceset diagnostikuese. Punoni së bashku për ta bërë mbrojtjen shëndetësore më të sigurt.

 

OBSH i fton të gjithë palët e interesuara që të marrin pjesë  në fushatën globale, „NGJYROSNI BOTËN NË PORTOKALLI NË 17 SHTATOR“ dhe të ndërmarrin hapa konkretë për arritjen e sigurisë diagnostike.

 

Përgatiti dhe përktheu: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve