- 19.09.2024
Takim pune mes drejtorëve të ISHP-së, QSHP- Shkup dhe ISHSSH-së
Drejtoresha e ISHP-së, D-r. sci. Marija Andonovska më 18 shtator 2024 realizoi një takim pune me D-r. Sci. Kirill Llazov, drejtor i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) dhe z. Muamet Demirin, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Shkup.
Ata biseduan për vazhdimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për mundësitë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sigurinë ushqimore dhe krijimin e një mjedisi produktiv të punës.