• 26.09.2024

26 SHTATORI - DITA BOTËRORE E KONTRACEPSIONIT


 

Dita Botërore e Kontracepsionit është një ngjarje globale e dedikuar për rritjen e ndërgjegjësimit për kontracepsionin dhe fuqizimin e individëve që ka për qëllim tu mundësojë të bëjnë zgjedhjet e duhura për shëndetin riprodhues. Shënimi i kësaj dite këtë vit luan një rol kyç në promovimin e metodave të sigurta dhe efektive të kontracepsionit, reduktimin e shtatzënisë së padëshiruar dhe përmirësimin e rezultateve të përgjithshme të shëndetit publik.

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të përcaktojnë se çfarë është më mirë për jetën e tyre dhe kjo përfshin edhe atë nëse do kenë fëmijë, kur të kenë fëmijë, sa dhe me kë do i kenë ato fëmijë. Programet e krijuara për shëndetin seksual dhe riprodhues që i respektojnë të drejtat e individit kontribuojnë për rezultate pozitive dhe kujdes më të madh për shëndetin seksual. Shërbimet cilësore të planifikimit familjar dhe njerëzit që i ofrojnë ato i respektojnë, i mbrojnë dhe i përmbushin të drejtat e njeriut të të gjithë personave.

Gratë, burrat dhe çiftet kanë më shumë mundësi se kurrë për metoda kontraceptive të sigurta dhe efektive për ta reduktuar rrezikun nga shtatzënia e padëshiruar.

Parandalimi i shtatzënisë së padëshiruar ndihmon në uljen e shëndetit të ligë të nënës dhe vdekjeve gjatë shtatzënisë. Shtyrja e shtatzënisë tek vajzat e reja që janë më të rrezikuara nga probleme shëndetësore si pasojë e lindjes së hershme dhe parandalimi i shtatzënisë tek gratë e moshuara që gjithashtu përballen me rrezik më të lartë janë përfitime të rëndësishme shëndetësore të planifikimit familjar. Duke e ulur shkallën e shtatzënisë së padëshiruar, kontracepsioni gjithashtu zvogëlon nevojën për abort të pasigurt dhe e zvogëlon transmetimin e HIV nga nëna tek foshnja. Kjo gjithashtu mund të jetë me vlerë për arsimimin e vajzave dhe të krijojë mundësi për gratë që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.

 

Si të zgjidhet kontracepsioni i duhur?

Kur zgjidhni një metodë që ju përshtatet juve dhe nevojave tuaja, e rëndësishme është të keni informacion të saktë. Nëse keni një partner, bisedoni me të hapur për opsionet.

Pyetjet që duhet t’i parashtroni:

• Sa funksionojnë në të vërtetë këto metoda

• Pse duhet përdorur kontracepsioni – disa njerëz përdorin kontracepsionin për përfitime hormonale (si gjakderdhja e rëndë menstruale, menstruacionet e parregullta, endometrioza ose aknet).

• Efektet e mundshme të pa dëshiruara

Sa i lehtë është përdorimi i tyre

Shpenzimet

• Shëndeti juaj i përgjithshëm – gjendjet e tjera shëndetësore, trajtime dhe mjekime aktuale

• Mënyra e jetesës dhe lidhja juaj me partnerin

• Siguria dhe rreziku nga infeksionet seksualisht të transmetueshme

• Nëse dëshironi të ngeleni shtatzënë

• Nëse mund ta ndërprisni metodën apo keni nevojë për vizitë te gjinekologu

• Koha dhe mundi i investuar

 

Disa metoda të kontracepsionit kërkojnë më shumë angazhim se të tjerat. Analizoni anët pozitive dhe anët negative dhe merrni parasysh se si secila nga metodat i plotëson nevojat tuaja aktuale ose të ardhshme. Për shembull, nëse vendosni të përdorni kontraceptivë në formë të tabletave, duhet të keni parasysh se ekzoston një mënyrë e veçantë e administrimit të tyre. Nëse vendosni për një implant ose një spirale, pas vendosjes ato mund të kenë efekt për disa vjet, përveç në rastet kur ka probleme dhe duhet të zëvendësohet më parë.

Bisedoni me gjinekologun tuaj ose mjekun tuaj amë për opsionet.

Të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje kontraceptive kanë nevojë për qasje në këshillim dhe shërbime adekuatei mbështesin vlerat, qëllimet dhe autonominë riprodhuese të një personi. Ofruesit e mbrojtjes shëndetësore mund të mbështesin nevojat për kontracepsion të të gjithë individëve duke përdorur një kornizë, një qasje të përqendruar te personi dhe duke njohur shumë faktorë që ndikojnë në vendimmarrjen individuale për kontraceptivë.

Qasja në kontracepsion modern mund të kufizohet nga disa faktorë

Ø  Qasja e kufizuar në shërbime për shëndetin seksual

Deri në vitin 2030 edhe 70 milionë gra të tjera do duhet të përdorin një metodë moderne kontracepsionit. Megjithatë, qasja dhe përdorimi i kontracepsionit mbetet i lidhur me pabarazitë socio-ekonomike dhe territoriale. Vendbanimi dhe standardi ekonomik i një familjeje ose e inkurajon ose e pengon përdorimin e metodave kontraceptive.

Ø  Faktorët socio-ekonomik

Popullata e paprivilegjuar që jeton në periferi të qyteteve dhe në fshat përgjithësi janë larg shërbimeve për planifikimin familjar. Si rezultat i kësaj, gratë e reja me të ardhura të ulëta përjetojnë norma disproporcionalisht të larta të shtatzënisë së padëshiruar, sidomos për shkak të shpenzimeve të larta ekonomike për kontracepsion. Në vendet më pak të zhvilluara, 15% e grave kanë një nevojë të paplotësuar për planifikim familjar krahasuar me 7% të grave në zonat më të zhvilluara. Çdo vit 74 milionë gra që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare kanë shtatzëni të padëshiruar. Si rezultat i kësaj çdo vit ndodhin 25 milionë aborte të pasigurta dhe 39.000 vdekje të nënave, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ø  Dallimet gjeografike dhe mungesa e shërbimeve të planifikimit familjar

Pabarazitë në qasjen në kontracepsion janë komplikohen edhe nga dallimet gjeografike. Për shembull, përqindja e nevojës së paplotësuar për planifikim familjar në kontinentin afrikan është 25%, krahasuar me 13% në Azinë Juglindore, 10% në Evropë, 8% në Amerikë dhe 4% në Paqësorin Perëndimor.

 

Ø  Cilësia e dobët e shërbimeve

Qasja në shërbime të disponueshme të planifikimit familjar është thelbësore për arritjen e agjendës së Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm. Sipas një studimi të OBSH-së në Filipine vetëm 3% e grave që donin ta shtynin ose parandalonin shtatzëninë kanë marrë këshilla për kontracepsionin gjatë një vizite në një institucion shëndetësor. E gjithë kjo ka si rezultat mbi 600.000 aborte të pasigurta në Filipine çdo vit.

Planifikimi i familjes e përmirëson shëndetin fizik dhe mendor dhe redukton morbiditetin dhe mortalitetin e nënës dhe foshnjave. Gjithashtu ndikon në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar dhe abortit të pasigurt. Shtatzënia e padëshiruar shoqërohet me rreziqe më të mëdha. Gratë në moshë riprodhuese duhet të bisedojnë rregullisht për kontracepsionin me një punonjës shëndetësor.

Sipas Raportit të Shërbimit për Mbrojtje Shëndetësore të Grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vizitave gjinekologjike të regjistruara janë përshkruar këto kontraceptive:

Vizita gjinekologjike të regjistruara gjatë të cilave janë përshkruar mjete kontraceptive

në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2007 dhe 2023

2007

2023

Indeksi I vizitave  2007/2023

Indeksi 2007-2023 Kontraceptivë oral mjete kontraceptive

 

Numri i përgjithshëm i vizitave

vizita gjinekologjike gjatë të cilave janë përshkruar mjete kontraceptive

vizita për shërbime të tjera

Numri i përgjithshëm i vizitave

vizita gjinekologjike gjatë të cilave janë përshkruar mjete kontraceptive

vizita për shërbime të tjera

 

kontraceptivë oral

IUD

diafragmë

të tjera lokale

kontraceptivë oral

IUD

diafragmë

të tjera lokale

 
 

9162

2389

882

26

228

5637

7460

2315

476

31

181

4457

81,4

96,9

 

Burimi: Departamenti i statistikës shëndetësore dhe i publicistikës,

Instituti i Shëndetit Publik RMV

 

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nxjerr në pah një shkallë të lartë të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura mes adoleshentëve në të gjithë Evropën, përfshirë këtu edhe në Maqedoninë e Veriut, me implikime domethënëse për shëndetin dhe sigurinë. Raporti i OBSH-së për Evropën zbulon se përdorimi i prezervativëve tek adoleshentët seksualisht aktivë ka rënë ndjeshëm që nga viti 2014, ndërsa shkalla e marrëdhënieve seksuale  të pambrojtura është shumë alarmante. Kjo i vë të rinjtë në rrezik të konsiderueshëm ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të paplanifikuara. Të dhënat e fundit u publikuan si pjesë e studimit të sjelljes shëndetësore tek fëmijët e moshave shkollore (HBSC), gjatë të cilit u anketuan më shumë se 242.000 adoleshentë në moshë 15 vjet në 42 vende dhe rajone nga viti 2014 deri më vitin 2022, përfshirë këtu edhe adoleshentët nga Maqedonia e Veriut.

Gjetjet themelore të raportit flasin për një:

·         Rënie përdorimit të prezervativëve: Përqindja e adoleshentëve seksualisht aktivë që kanë përdorur një prezervativ në marrëdhënien e fundit seksuale ka shënuar një rënie nga 70% në 61% tek djemtë dhe nga 63% në 57% tek vajzat në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2022.

·         Shkallë të lartë të marrëdhënieve seksuale të pa mbrojtura: Pothuajse një e treta (30%) e adoleshentëve që janë seksualisht aktivë kanë deklaruar se nuk përdorin prezervativë ose pilula kontraceptive. Adoleshentët nga Maqedonia e Veriut zënë vendin e katërt.

·         Dallime socio-ekonomike: Adoleshentët nga familjet me të ardhura të ulëta ka pasur më shumë gjasa të raportonin se nuk kanë përdorur prezervativ ose pilula kontraceptive gjatë marrëdhënies së tyre të fundit seksuale, për dallim nga bashkëmoshatarët e tyre nga familje të pasura (33% krahasuar me 25%).

·         Përdorimi i pilulave kontraceptive: Raporti tregon se përdorimi i pilulave kontraceptive gjatë marrëdhënies së fundit seksuale ka mbetur relativisht i qëndrueshëm nga viti 2014 deri në vitin 2022, me 26% të adoleshentëve 15-vjeçarë që kanë deklaruar se ata ose partnerët e tyre kanë përdorur pilula kontraceptive gjatë marrëdhënies seksuale.

Rekomandime për edukim seksual gjithëpërfshirës

Gjetjet e theksojnë rëndësinë e sigurimitnjë edukimi gjithëpërfshirës për shëndetin seksual dhe burimeve për të rinjtë. Është e një rëndësie të veçantë që adoleshentët të kenë qasje në informacionin e saktë rreth edukimit seksual në mënyrë që të mund të marrin vendime duhura për shëndetin e tyre. Edukimi seksual gjithëpërfshirës është çelësi për mbylljen e boshllëqeve dhe fuqizimin e të rinjve për të marrë vendime të duhura në lidhje me seksin, sidomos gjatë një periudhe sensibile të jetës së tyre, siç është kalimi nga adoleshenca në moshën madhore.

Dialog i hapur: Inkurajimi i bisedave të hapura dhe të sinqerta rreth shëndetit seksual në familje, shkolla dhe komunitete për ta reduktuar stigmën dhe për ta rritur ndërgjegjësimin.

Trajnim për edukatorët: Ofrimi i trajnimeve të specializuara për mësuesit dhe ofruesit e mbrojtjes shëndetësore për të ofruar edukim seksual efektiv dhe gjithëpërfshirës. Burime të tilla duhet të jenë të disponueshme si në mjediset shkollore ashtu edhe në ato jashtëshkollore.

Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së ka lidhur memorandum bashkëpunimi me organizatën joqeveritare HERA për ta krijuar ueb faqen kontracepcija.mk. Qëllimi i uebfaqes është që të rinjtë të marrin përgjigje profesionale dhe të sakta për pyetjet e tyre, të informohen për shëndetin seksual dhe riprodhues nga burimet e duhura, si dhe të mësojnë për metodat kontraceptive si një mbrojtje efektive kundër shtatzënisë së paplanifikuar dhe si të kujdesen për shëndetin e tyre.

Për më shumë informacion dhe këshilla, vizitoni: kontracepcia.mk

 

Përgatiti:

Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve